Tirana
clear sky
33.5 ° C
33.5 °
33.5 °
38 %
4.6kmh
0 %
Hën
32 °
Mar
39 °
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
40 °
E hënë, 26 Korrik, 2021

Europa League njihet me finalistin e dytë, të premten luhet Sevilja-Inter

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

1731950e172392eb365a9f4e0c2fa61d

Europa League ka njohur ditën e sotme edhe finalistin e dytë, që është ekipi italian i Interit, pasi ka mposhtur me rezultatin e thellë 5-0 ukrainasit e Shakhtar Donetsk.

Ka qenë një ndeshje pa shhumë histori kjo e sotmja, me zikaltrit që kanë dominuar takimin që nga fillimi dhe kanë zhbllokuar rezultatin me Lautaro Martinez në minutën e 19.

Më pas ka filluar administrimi i lojës nga ekipi italian që ka mbyllur pjesën e parë me avantazhin minimal, për të “shpërthyer” në pjesën e dytë me 4 gola.

Dy herë Lukaku, një gol D’Ambrosio dhe një tjetër i Lautaro Martinez kanë mbyllur takimin, me ukrainasit e pafuqishëm për t’i bërë ballë furisë së zikaltërve.

Tashmë Interi në finalen e së premtes në Koln do të ndeshet përballë Seviljas, që ditën e djeshme bëri surprizën duke eleminuar favoritët e Manchester United.

Sevilja njihet edhe si një “Mjeshtre” e këtij kompeticioni, pasi spanjollët e kanë fituar plot 5 herë këtë kompeticion.

Gjithçka pritet të mbyllet të premten, ku do të marrë fund edhe ky edicion i gjatë dhe jo i zakonshëm i Europa League.

Më shumë

spot_img
spot_img