Hapësire reklamuese

Aktualitet

Europa do goditet shumë shpejt nga stuhi të forta vdekjeprurëse që ndodhin 1 herë në 100 vjet

Shkruar nga Newsbomb

Një studim i ri ngre alarmin se Europa mund të goditet çdo vit nga stuhi të forta vdekjeprurrëse që normalisht ndodhin 1 herë në 100 vite.

Studimi i publikuar në revistën “Climatic Changes” thotë se zjarre të fuqishme, përmbytje lumenjsh, stuhi të forta dhe tufanet do të godasin zona të ndryshme të kontinentit çdo vit deri në vitin 2050.

Edhe pse përshkrimi ngjason me një skenar apokalipsi, studimi arrin në përfundimin se “kjo çështje është në nivele historikisht të larta” dhe Europa do të pësojë “një rritje progressive dhe të fortë të rrezikut të përgjithshëm të klimës”, me një ndikim të veçantë në rajonet jug-perëndimore.

Sipas studimit, zonat bregdetare jugore dhe perëndimore të cilat janë më të populluarat dhe më të rëndësishme nga pikëpamja ekonomike do të preken më shumë, raporton “The independent”.

I gjithë bregdeti mesdhetar i Europës do të përballet çdo vit me thatësira ekstreme, përmbytje bregdetare apo valë të të nxehtit deri në fund të shekullit, raporton Newsbomb.al

Giovanni Forzieri, autori kryesor i studimit, shkencëtar në Institutin e Komisionit Europian për Mjedisin dhe Qëndrueshmërinë tha se ky duhet të jetë një paralajmërim për qeveritë dhe institucionet e ngarkuara me përgatitjen e zgjidhjeve dhe strategjive të përshtatjes.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.