Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
35 %
6.2kmh
0 %
Hën
19 °
Mar
26 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Euronews Albania vlerësohet për përkushtimin ndaj “drejtësisë, saktësisë dhe paanshmërisë” 

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

9b1f9f41812de04b2d3c3e6a0b0c02ce

Osservatorio di Pavia ka vlerësuar Euronews Albania, për punën ndaj “raportimit të drejtë, të saktë dhe të paanshëm, pa asnjë provë që sugjeron raportim me qëndrime të njëanshme.”

Euronews Albania është një franchise ekskluziv i Euronews dhe raporton lajme nga vendi, rajoni dhe bota audiencën shqipfolëse. Raporti u autorizua nga grupi Euronews, një vit pasi Euronews Albania nisi transmetimet live, më 21 Nëntor 2019.

Pas analizimit të lajmeve të ndryshme transmetuar nga Euronews Albania gjatë muajve të fundit, Osservatorio di Pavia arriti në përfundimin se:

“Pavarësia e gazetarëve nuk duket se është cenuar asnjëherë në raportimet e tyre.”

“Informacioni i raportuar, drejtohej në të gjitha rastet nga pavarësia dhe liria editoriale”.

“Pjesa më e madhe e lajmeve pasqyronin këndvështrime të ndryshme, bazuar tek respekti dhe vërtetësia.”

“Pikëpamjet kombëtare nuk mbizotërojnë mbi përpjekjet për të paraqitur një perspektivë që i tejkalon kufijtë shtetërorë dhe që ka qasje pan-europiane”.

“Gazetarët u bazuan në burime të sigurta dhe të respektuara dhe i raportuan saktësisht mendimet e shprehura nga bashkëbiseduesit.”

Gjatë raportimit të pandemisë COVID-19, opinionet dhe supozimet u veçuan dukshëm nga faktet.”

Francois Chignac, Menaxher Editorial i Degëve të Euronews Group u shpreh se: “Jemi shumë të kënaqur të lexojmë përfundimet e Osservatorio di Pavia për mbulimin mediatik të Euronews Albania. Euronews Albania nisi me qëllimin konkret për të mundësuar një media të paanshme me një këndvështrim europian, ashtu siç ka bërë gjithnjë Euronews. Jemi krenarë kur shohim se vetëm një vit pas nisjes së transmetimit, Euronews Albania po e mban këtë premtim dhe ka krijuar programe me cilësi të lartë, duke i sjellë një ofertë të veçantë peizazhit mediatik të rajonit.”

Ilva Tare, Drejtore e Lajmeve në Euronews Albania tha se: “Skuadra jonë është e lumtur dhe krenare për arritjen e një niveli kaq të lartë në raportim dhe standarde profesionale. Gazetarët e Euronews Albania orvaten të bëjnë diferencën në tregun mediatik shqiptar dhe rajonal, duke ofruar një këndvështrim të ri të lajmeve të ditës, që përfshin të gjitha palët e ngjarjes, e mbi të gjitha duke qëndruar të paanshëm në një ambient mediatik thellësisht të politizuar.”

Euronews Albania është franchise i parë i Euronews, që nisi transmetimet në nëntor të vitit 2019 duke punësuar 128 persona. Që prej asaj dite ka ardhur vetëm duke u forcuar.

Sot, Euronews Albania prodhon shtatë edicione lajmesh live me një kohëzgjatje prej një orë secili. Emisioni kryesor prej 90 minutash, “Ilva Now”, prezantuar nga Ilva Tare transmetohet katër herë në javë. Emisione të tjera i ofrojnë shikuesve debate politike, raportime hulumtuese si dhe tema të ndryshme nga ekonomia, te turizmi apo marrëdhëniet rajonale.

Që prej lançimit të Euronews Albania, grupi Euronews ka hapur tre dege të tjera: Euronews Gjeorgji, i cili nisi transmetimet në 2020, Euronews Serbia që do të nisë transmetimet në pranverë, si dhe Euronews Rumania që u njoftua në fillim të janarit.

Euronews është një media kryesore informative ndërkombëtare dhe një prej emrave më të njohur e të besuar që operon në mbarë Europën. Në arenën ndërkombëtare, Euronews transmetohet në 160 shtete dhe ndiqet në afërsisht 400 milionë shtëpi – përfshi këtu 67 për qind të shtëpive në Bashkimin Europian dhe Mbretërinë e Bashkuar. Çdo muaj, Euronews mbërrin tek afro 150 milionë qytetarë, përmes televizionit dhe platformave digjitale, sipas Global Web Index (Q1, 2020).

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img