Tirana
clear sky
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
73 %
2.1kmh
0 %
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
Pre
37 °
Sht
31 °
E martë, 22 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Eurogrup refuzon zgjatjen e programit për Greqinë, vendi rrezikon falimentimin

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

0fb83127e8f9df6e7f0c9d6cdfb4ee24

Greqia ka refuzuar të nënshkruaj marrëveshjen me Eurogrupin, duke rrezikuar në këtë mënyrë falimentimin e saj. Kreu i Eurogrup, Jeroen Dijsselbloem ka deklaruar se Athina vendosi t’i thotë jo, programit të masave të propozura ndonëse kreditorët u munduan të ishin sa më fleksibël.

Dijsselbloem ka theksuar se nuk do të ketë zgjatje të ndihmës për Greqinë dhe se ajo do përfundojë më 30 qershor. Kreu i Eurogrup e ka konsideruar të paaftë qeverinë e vendit fqinj për të mbijetuar pa ndihmën e kreditorëve.

Eurogrup ka njoftuar se do të zhvillojë një mbledhje të dytë pa Greqinë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për çdo skenar të mundshëm.

Greqia duhet t’i paguaj 1.6 miliardë euro FMN-së të martën e 30 qershorit dhe pa fonde të reja, ekziston rreziku që Greqia të largohet nga zona euro dhe vendi të shkoj drejt kolapsit.

Lexo edhe: Greqi/ Tsipras lajmëron referendumin më 5 korrik, BE reagon ashpër

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img