Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
73 %
1kmh
0 %
Enj
38 °
Pre
38 °
Sht
35 °
Die
34 °
Hën
28 °
E enjte, 24 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Eurogrup nuk zgjat programin e ndihmës për Greqinë, Athina i kërkon më shumë kohë FMN-së

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

686f4675e4ed3c651755b00f68237848

Eurogrup i ka thënë jo zgjatjes së programit të ndihmës për Greqinë, e cila përfundon sot në mesnatë. Në telekonferencën urgjente të zhvilluar sot nuk është arritur ende në asnjë vendim zyrtar në lidhje me çështjen “greke”, por kreu i Eurogrup Jeroen Dijsselbloem ka deklaruar pas mbledhjes se nesër do të ketë një propozim të ri nga Athina. Dijsselbloem ka sqaruar se çdo program i ri ndihme për Greqinë do të ketë kushte shumë më të ashpra.

Në lidhje me moszgjatjen e programit të ndihmës për Greqinë, ministri sllovak i financave, Peter Kazimir tha se: “Afati i fundit për zgjatjen e programit për Greqinë ishte fundjava. Për shkak të procedurave parlamentare, është e pamundur të zgjatej programi përtej ditës së sotme.”

Sot, përgjatë gjithë ditës ka pasur reagime të ndryshme nga shumë kancelari të botës në lidhje me këtë çështje. Një zëdhënës i kancelares Angela Merkel, duke komentuar propozimin e bërë nga Greqia, u shpreh se Gjermania nuk është e gatshme për një rinegocim të marrëveshjes nëse nuk anulohet referendumi.

Qeveria helene propozoi sot një ofertë në të cilën kërkohej nisja e një programi shpëtimi nga Fondi Europian i Shpëtimit për një periudhë 2-vjeçare dhe një ristrukturim i borxhit, ndërsa ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të respektojë shlyerjen e borxhit prej 1.7 miliardë euro që ka ndaj FMN-së, afati i fundit i të cilës përfundon sot. Mesa duket kjo paketë nuk ka gjetur miratimin e Eurogrupit dhe për këtë arsye qeveria e vendit fqinj do propozoj sërish nesër një marrëveshje të re. Por, ndryshe nga çka u deklarua në mëngjes, pas telekonferencës Greqia i ka kërkuar më shumë kohë Fondit Ndërkombëtar Monetar, për të shlyer borxhin prej 1.7 miliardë euro. Zëvendëskryeministri Yannis Dragasakis, ka deklaruar se Athina i është drejtuar gjithashtu Bankës Qendrore Europiane për të rritur ndihmën ndaj bankave greke.

Kryeministri i Maltës, Joseph Muscat ka deklaruar në Kuvend se qeveria greke është e gatshme të anulojë referendumin në rast se në tryezë vendoset një paketë me të cilën ata mund të bien dakort. “Ata janë gati të anulojnë referendumin ose tu kërkojnë njerëzve të votojnë ‘po’ në vend të ‘jo-së’, nëse në tyrezë vendoset një paketë me të cilën ata mund të bien dakort”, është shprehur Muscat.

Edhe Presidenti i SHBA-së, Barack Obama ka reaguar sot në lidhje me situatën në Greqi dhe Europë, duke e konsideruar atë si shumë shqetësuese. Obama bëri thirrje për gjetjen e një gjuhë të përbashkët midis Athinës dhe Eurogrupit, ndërsa në lidhje me një falimentim të mundshëm të Greqisë dhe impaktit që ajo mund të ketë në ekonominë amerikane, kreu i Shtëpisë së Bardhë deklaroi se për SHBA-të nuk ekziston asnjë rrezik. Ai tha se pasojat më të rënda do bien mbi grekët, por edhe mbi shtetet Europiane.

Ndërkohë, mbrëmjen e sotme është organizuar një protestë masive “pro” referendumit. Mbi 20 mijë qytetarë morën pjesë në protestën përballë Kuvendit të Greqisë, ndërsa të pranishëm në protestë ishin edhe përfaqësues të opozitës, të cilët kanë bërë thirrje për refuzimin e masave shtrënguese të propozura nga Eurogrupi. 

Lexo edhe:

Greqia hap website-n e referendumit, reagojnë Obama dhe Merkel 

Xhepa: “Tragjedi greke” me bankat në Greqi, s’preken depozitat e shqiptarëve por ndikim në Ballkan

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img