Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
87 %
1kmh
0 %
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
24 °
Die
24 °
Hën
24 °
E enjte, 6 Tetor, 2022

Eurodeputetja shqiptare kërkon të hapen negociatat, Arba Kokalari: Suedia duhet të bëjë presion që ministrat të thonë ‘PO’

spot_img

Lajme të ngjashëm

Eurodeputetja e Sudeisë me origjinë nga Shqipëria, Arba Kokalari, shprehet se Bashkimi Europian duhet të hap negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Këtë javë, ministrat e EU po takohen për të vendosur nëse BE duhet të hap negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ndër të tjera, Franca ka qenë frenuese. Suedia duhet të bëjë presion që ministrat e EU të thonë po për hapjen e negociatave. Atëherë duhet të vazhdojmë t’i shtyjmë qeveritë të zbatojnë reformat demokratike”, shkruan Arba Kokalari.

Më tej, eurodeputetja me origjinë shqiptare thekson se asnjë vend nuk duhet të bëhet anëtar i BE pa respektuar demokracinë e luftuar korrupsionin.

“Asnjë vend nuk duhet të bëhet anëtar i BE-së pa respektuar demokracinë, luftuar korrupsionin dhe forcuar sundimin e ligjit (kriteret e Kopenhagës). Bashkimi Evropian duhet të rrisë kërkesat për demokraci dhe të ketë kufij të qartë për vendet e BE-së. Sidoqoftë, BE-ja gjithashtu duhet të ndihmojë vendet e Ballkanit që të ndihmojnë veten e tyre”, shton eurodeputetja Arba Kokalari.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img