Hapësire reklamuese

Kulture & Art

Mbesa e Musine Kokalarit, eurodeputetja shqiptare Arba Kokalari, ndër 30 gratë më frymëzuese në Suedi

Shkruar nga Newsbomb
Arba Kokalari

Mbesa e Musine Kokalari, Arba Kokalari, eurodeputetja shqiptare në Parlamentin Europian, është zgjedhur në listën e një prej 30 grave drejtuese, më frymëzuese në Suedi.

Kjo sipas renditjes së Sweden’s Leader’s Organization. Përmes një postimi në rrjetet sociale ajo thotë se tashmë bashkë me ekipin e saj po punojnë me energji shtesë për të bërë një ndryshim për Suedinë në BE.

“Unë jam emëruar në listën  e top 30 të 75 grave drejtuese dhe frymëzuese në Suedi që organizatat udhëheqëse e që rendit gratë udhëheqëse të së ardhmes. Faleminderit të mëdha për Drejtuesit, jurinë dhe të gjithë ata që më emëruan! Tani unë dhe ekipi im po punojmë me pak energji shtesë për të bërë një ndryshim për Suedinë në BE”, shkruan ajo.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu