Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
39 %
3.1kmh
0 %
Mar
25 °
Mër
26 °
Enj
27 °
Pre
27 °
Sht
24 °
E martë, 15 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Eurodeputeti pranë PD ‘nxeh keq’ Ramën: Këta nuk i njeh askush në vendet e tyre, flasin për 5 qershorin. Unë festë njoh vetëm 1 qershorin

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

c3132533d4182e3649e892651a4ace46

Kryeministri Rama “është nxehur keq” gjatë konferencës së sotme me gazetarët, me në fokus ekonominë. Një prej gazetarëve e ka pyetur Ramën për opinionin e eurodeputetit Michael Gahler, për Shqipërinë.

Sipas Ramës, mediat në Shqipëri i japin zë këtyre “personave që nuk i njeh askush” në vendin e tyre.

“Nuk ka nevojë ta mbroj asnjë koordinator i BE nga unë. E mbroj vetë BE më mirë se çdo koordinator, le të jetë gjerman, anglez, spanjoll. Po qe puna për devocion dhe përkushtim ndaj rrugës evropiane.

Këta janë mësuar të flasin kështu sepse furnizohen dhe ushqehen nga Tirana. Prandaj janë mësuar të flasin kështu. Dhe nuk kanë minimumin etik të hapin gojën. Tregon kushtet dhe parakushtet ku ne flasim për shëndetin. Dëngla dhe dokrra të pakonceptueshme dhe janë produkte “made in Albania”, jo “made in Germany”.

Ça është 5 qershori. Ça është 5 qershori. Unë vetëm 1 qershorin njoh si ditë feste. Ça jemi ne, të hamë barë dhe të mos hapim gojën kur kemi parasysh një fakt.

E kam thënë dhe e them edhe për juve këtu. Për ju se jeni shqiptarë, pastaj jeni gazetarë, e pastaj jeni të punësuar.

Mos u jepni kaq shumë zë e kaq shumë figurë, lloj-lloj tipave që në vendet e tyre nuk i njeh njeri kush janë. E na tregojnë ne këtu sesi rrotullohet bota, e ku është bashkimi europian, dhe ku bie hëna.

Merrini shikoni mediat e rajonit, e më thoni në cilat prej tyre bëhen personalitete njerëz të panjohur. Komplet të panjohur. Që nuk i njeh njeri një vendet e tyre. S’kanë punë tjetër këta. Ushqehen nga këtu me disinformim. Mbështeten nga këtu, keqpërdoren nga këtu”, tha Rama ndër të tjera.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img