Tirana
broken clouds
21.3 ° C
21.3 °
21.3 °
71 %
1.2kmh
74 %
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
28 °
Mar
27 °
Mër
21 °
E shtunë, 18 Shtator, 2021
spot_img

EUROBONDI, Zef Preçi bën krahasimin e thjeshtë për shqiptarët: Eshtë njësoj si të blesh një BENZ 200 mijë euro, kur po të zë brenda çatia e shtëpisë (INTERVISTA)

spot_img

Lajme të ngjashëm

2454d09c517549e370cfe80c3f3e770b

Zef Preçi, Drejtori i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike, foli sot në ABC neës për suksesin e trumbetuar nga qeveria shqiptare në marrjen e Eurobondit të katëret prej 650 milionë euro me një afat pesë vjeçar.

Për ekonomistin, dikur ministër i Ekonomisë dhe Tregtisë, ky nuk është një sukses. Qeveria vendosi ta marrë tani dhe jo në vjeshte sepse ka frikë për tregjet në atë periudhë. Sa i përket normës, thotë se jemi më mirë se Maqedonia, dhe më keq sesa Serbia. Për Zef Preçin, duhet parë sesi do ta përdorë qeveria këtë para të marrë borxh, një borxh i cili do të shlyhet nga shqiptarët për 2 apo 3 dekadat e ardhshme.

Dje ka pasur zhvillime ekonomike, për eurobondin, për 650 milionë euro borxh. Eshtë lajm i mirë për ekonominë?

Këndvështrimet janë të ndryshme, por këtu nuk ka asgjë të jashtëzakonshme në kuptimin që eshtë një lëvizje e detyruar e qeverisë për të marrë borxh për të shlyer borxhin e vjetër dhe një diferencë plus. Në këtë këndvështrim nuk ka vend as për entuziazëm, as për mburrje të panevojshme, në një farë mënyre të neveritshme për shtimin e borxhit, pasi në konceptin ekonomik rritja e borxhit është tregues i vështirësive ekonomike dhe keqqeverisjes. Nga ana tjetër varet se ku përdoren paratë që merren borxh.

Qeveria jonë gjatë 10 viteve të fundit nuk ka performuar sic duhet dhe për rrjedhojë shteti ka qenë i detyruar të marrë borxh. Pastaj ato reklamat që “na besojnë tregjet” etj etj kudo ku garancia është sovrane, pra është qeveria, është krejt normale që tregjet financiare kërkojnë tregje. Ndaj është normal ky fenomen.

Mbetet për të parë se ku do të destinojë qeveria pjesën e parave përtej shlyerjes së borxhit të vjetër sepse praktikisht që nga eurobondi i parë deri tek ky i fundit është rritur sasia e parave të marra borxh, nga një lëshim i eurobondit tek një tjetër.

Sa i takon normës së interesit, edhe këtu nuk ka vend: ne jemi diku pak më mirë sesa Maqedonia e Veriut dhe pak më keq sesa Serbia. Pra jemi tek mesatarja e rajonit. Nuk ka vend për mburrje por duhet parë me përgjegjësi nevojën që këto para pjesa shtesë, të përdoren me efektivitet. Jo të shkojnë për shpenzime luksi zyrash, por të shkojnë për investime kapitale, për qarkullimin ekonomik.

Nuk e di nëse jam i gabuar, por në buxhetin e shtetit të vitit 2020 është parashikuar tek 500 milionë euro vetëm për shlyerje borxhi…

Ajo është një gjë tjetër, sepse qeveria me institucionet financiare ndërkombëtare ka një strategji të posacme përmes ministrisë së financave, dhe nuk ka vend të përfshirë ministrinë e ashtuquajtur të Rindërtimit, për të shluer borxhe. Sepse shteti shqiptar ka marrë borxhe gjatë 30 viteve të fundit dhe maturohen në kohë të ndryshme. Pra ju po flisni për detyrimin që ka qeveria për të shlyer këste dhe interesa të akumuluara në vite. Në fund të këtij viti, maturohet eurobondi I marrë nga qeveria, pra një letër me vlerë e garantuar nga shteti. Ndërkohë gjej rastin të theksoj se nxitimi I qeverisë për të marrë borxhin tani mendoj se ka të bëjë me pasigurinë që ka se po ta merrte në vjeshtë atëherë kur maturohej mund të kishte një situatë më të përkeqësuar në tregjet financiare ndërkombëtare, pra do të kishte një kosto më të lartë. Dhe qeveria po mundohet të shmangë një kosto më të lartë në kohë elektorale për të.

Mediat, ato opozitare, po bëjnë llogari totale, dhe thonë se gjatë kohës së udhëheqjes së Edi Ramës janë marrë 6 miliardë e ca borxh. Kjo nuk është aritmetikë. Që do të thotë në këtë borxh që ka marrë me siguri që një pjesë e ka larë, apo është borxh i akumuluar?

Kjo është pjesa e të hyrave te borxhi, jo pjesa e paguar për të qenë të sinqertë me ata që na ndjekin. Ajo që ka rëndësi në këtë rast ëhstë të përmendim se edhe pse është marrë borxh, gati gjysma e kësaj shume, projekti “1 miliardë” lidhet me shërbimin që qeveria u ka ofruar oligarkëve gjatë kësaj periudhe; me krijimin e kontratave preferienciale me klientë të saj; me investime të panevojshme për momentin sepse nuk mendoj se dikush që ka shtëpinë që po i bie brenda shkon e blen një benz 200 mijë euro, ëhstë kolosale; dhe ne një farë mënyre me investime që nuk kanë qenë të parashikuara apo të përfshira në programin politik të qeverisjes . pra janë kryesisht “oferta të pakërkuara”. Në këtë contest ka pasur një lloj akaparimi për taksat që do të mblidhen në 20-30 vitet e ardhshme. Modeli më i shëmtuar i kësaj janë inceleratorët që edhe pse Shqipëria kishte një masterplan të ndërtuar nga ’96 që parashikonte riciklimin si metodën më të suksesshme në botë dhe në vendet perëndimore dhe kalimi te inceleratorët për të krijuar favore për xhepa të ndryshëm dhe na ka cuar në këtë situatë ku jemi sot. Ndërsa borxhi shtohet kjo nuk con në vende hapje pune, në rritje të bujqësisë, në rritje të prodhimit vendas dhe pse borxhi do të jetë në qafën e shqiptarëve për 2 apo 3 breza që do të vijnë. (Marre me shkurtime nga ABCNews)

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img