Anglia merr një fitore të artë 2-1 pas 120 minutash ndaj Danimarkës dhe arrijnë finalen e madhe të EURO 2020 teksa do të përballen me Italinë. Ndeshja nisi keq për vendasit në Ëembley pasi Damsgaard shënoi një supergol nga goditja e dënimit.
Anglia nuk u dorëzua dhe tentoi disa herë, por goli do të vinte pas një devijimi të Kjaer në portën e tij. Mbrojtësi i Milanit në tentativ për të larguar topin e devijon në portën e tij duke shkaktuar autogol me pjesën e parë që mbyllet në barazim 1-1. Edhe pjesa e dytë e ndeshjes nuk sjell ndryshim të rezultatin dhe dy ekipet i drejtohen shtesave për të përcaktuar fituesin.
Në minutën e 104-të, Sterling fiton një penallti të dyshimtë që akordohet edhe me VAR. Nga 11-metra, Kane gabon fillimisht pasi ndalet nga portieri I Danimarkës, por më pas më portën bosh e dërgon në rrjetë.
Pas këtij goli, Anglia ruajti rezultatin deri në fund duke shkuar kështu në finalen e EURO 2020 për herë të parë në historinë e tyre dhe do të përballen me Italinë. Kjo është finalja e dytë në histori për ta pasi 55 vite më parë luajtën dhe fituan botërorin e 1966-të.