Kanë përfunduar dhe sfidat e sotme që luhen në kuadër të kompetiocnit Euro2020.
Në orën 15:00 është luajtur ndeshje Finland-Rusi e cila përfundoi me rezultatin minimal 0-1, me një Rusi që dominoi shumicën e kohës, dhe pse Finlanda e nisi furishëm me një gol që u anulua nga sistemi VAR.
Goli i vetëm ka ardhur në minutën e 45’ nga Aleksey Miranchuk. Aktualisht në grupin B, Belgjika e cila ka realizuar vetëm një ndeshje ka 3 pikë, po ashtu dhe Rusia me Finlandën të cilat kanë nga dy ndeshje. në vendin e fundit ndodhet Danimarka me zero pikë dhe një ndeshje të realizuar.
Në orën 18:00 është luajtur sfida e parë e grupit A për sot, Turqi-Uells, e cila përfundoi me rezultatin 0-2, me një Turqi apatike e cila dhe pse ndonjëherë tentoi, nuk mund të shënonte. Sfida u zhbllokua në minutën 42’ nga Aaron Ramsey e më pas në pjesën e dytë Bale nuk diti të dyfishojë rezultatin, pas një penalltie të humbur.
Ishte Connor Roberts që gjeti rrjetën për Uellsin në fund të shtesës duke e çuar ekipin e tij në vendin e dytë me 4 pikë. Vendin e parë e mban Italia e cila fitoi edhe sot 3-0 ndaj Zvicrës.
Chielinit iu anulua një gol në minutën e 19’, ndërsa Locateli 7 minuta më vonë zhvbllokoi rezultatin. Një ndeshje e dominuar nga italianët që dyfishuan rezultatin po me Locatelin në minutën e 52’. Ishte Immobile ai i cili vulosi gjithçka në fund të takimit, duke e lënë Zvicrën e shqiptarëve në vend të tretë me 1 pikë, e në fund Turqia me dy ndeshje dhe zero pikë.