Hapësire reklamuese

Sporti

EURO2020/Hollanda perfekte edhe ndaj Maqedonisë së Veriut, Austria mposht Ukrainën dhe gjen Italinë në raundin tjetër

Shkruar nga Newsbomb
EURO2020/Hollanda perfekte edhe ndaj Maqedonisë së Veriut, Austria

Hollanda e ka mbyllur me fitore edhe ndeshjen e tretë në grupin C, ku ka triumfuar me rezultatin 0-3 ndaj Maqedonisë së Veriut.

Goli i Depay në minutën e 24-t dhe dopieta e Wijnaldum në minutat 51 dhe 58 i kanë dhënë “tulipanëve” fitoren e radhës, teksa tashmë presin të njohin kundërshtarin në raundin e 1/8.

Ndërkohë në ndeshjen tjetër të grupit, Austria ka mposhtur me rezultatin 0-1 Ukrainën, duke e mbyllur e dyta në grup dhe duke u kualifikuar në turin tjetër. Austriakët do të përballen me Italinë, ndërkohë që Ukraina thuajse është e eleminuar nga turneu.

Golat e Hollandës:

Goli i Austrisë:

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.