Hapësire reklamuese

Ekonomi

Euro rikthehet pranë 115 lekëve, pas ditëve në rënie historike

Shkruar nga Newsbomb
Euro rikthehet pranë 115 lekëve, pas ditëve në rënie

Euro ka rifituar terren në kursin e këmbimit me lekun në ditët e fundit, sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë.

Monedha europiane u këmbye sot me 114.94 lekë, në rritje për të dytën ditë radhazi. Që nga e mërkura, euro ka rifituar pothuajse një pikë në kursin e këmbimit me lekun.

Në fillim të kësaj jave, euro ra poshtë nivelit të 114 lekëve dhe shënoi pikën më të ulët të këtij viti, në nivelin e 113.97 lekëve, ndërsa duket se kjo rënie po korrigjohet pjesërisht.

Agjentët e tregut valutor shprehen se, pavarësisht rritjes së ditëve të fundit, në treg nuk vërehet ndonjë kërkesë me bazë të gjerë për monedhën europiane. Me shumë të ngjarë, rritja mund të jetë e ndikuar nga operacione sporadike në vlera të mëdha.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu