Euro ka rënë sot, për herë të parë në 20 vite, poshtë dollarit ndërsa zhvlerësimi i monedhës së përbashkët europiane vijon për shkak të luftës në Ukrainë.
Ditën e sotme një dollar është këmbyer me 0,998 në tregun valutor, një zhvlerësim me 0,4% nga dita e djeshme.
Frika se Rusia mund të kufizojë furnizimet e Evropës me energji kanë rritur shanset për recesion në zonën e euros. Ndërsa Banka Qendrore Evropiane ka mbetur prapa bankave të tjera qendrore në rritjen e normave, duke dobësuar më tej euron.
Monedhat priren të rriten kur banka qendrore përkatëse rrit normat e interesit, pasi investitorët ndërkombëtarë shikojnë një fitim më të madh për mbajtjen e aktiveve në atë monedhë.
Dollari ka qenë gjithashtu i fortë muajt e fundit, i nxitur nga rritja e normave të interesit nga banka qendrore amerikane.
