Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Sporti

Euro 2024! Kuqezinjtë nën tingujt e sambës braziliane të Sylvinhos

Shkruar nga Newsbomb
Euro 2024! Kuqezinjtë nën tingujt e sambës braziliane të

Nga RETIN TOKA

Emri i tij ishte lakuar prej kohësh. Në Shqipëri do të vinte një trajner brazilian. Edy Reja kishte bërë mirë, por një trajner matet me rezultate. Këto të fundit kishin qenë plotësisht kundër italianit, i cili arriti të krijonte një grup me futbollistë mjaft cilësorë. Kaq nuk mjaftonte.

Shqipërisë i duhet përballja në arenën ndërkombëtare, për të luftuar mes më të mirëve. Kësisoj, Sylvinho kishte marrë ofertën e vet. E kishte studiuar ekipin tonë kombëtar. Financiarisht ishte dakord. Grupi i lojtarëve, më i miri në historinë e Shqipërisë për nga përbërja, e joshte dhe kishte rënë në dashuri me shikim të parë.

“President, unë do të vij të jetoj në Shqipëri”, këto ishin fjalët e para të Sylvinho-s për Armand Dukën. “Dua të prek çdo gjë nga afër”.

Befasia kishte kapluar veçanërisht mediet që nisën të raportonin me jehonë për të. Askush më parë s’e kishte bërë. Përkundrazi. Të gjithë të huajt vinin në vendin tonë, duke bërë shëtitje të paharruar si në periudhë lejeje vjetore. Për nga rëndësia, ky ishte vendimi i parë dhe më i drejtë i brazilianit. Me sa duket ka vendosur të shqiptarizohet, të jetojë në vendin tonë për të kuptuar se sa shumë e duam futbollin.

Mes 1 mijë e 1 halleve, i vetmi sport që ka ecur shumë para të tjerëve, për meritë të Federatës Shqiptare të Futbollit. Epoka “Reja” përfundoi. Tashmë ka nisur një erë e re për kuqezinjtë tanë që mban emrin, Sylvio Mendes Campos Junior (Sylvinho). Synimi është i qartë. Kualifikimi në Euro 2024 nuk është objektiv, por domosdoshmëri.

Në gjithë historinë e përfaqësueses shqiptare, asnjëherë nuk ka pasur lojtarë që luajnë në nivele të tilla si Seria A, La Liga, Premier League dhe Ligue 1. Kjo kombëtare ka gjithçka. I mungonte vetëm një “timonier”, për ta drejtuar me shpejtësi brenda autostradës së futbollit ndërkombëtar. 48-vjeçari Sylvinho premton shumë. Në karrierën e tij ka provuar të luajë por edhe të drejtojë në nivele të jashtëzakonshme. Mjafton të përmendim përfaqësuesen e Brazilit, ku ka qenë pjesë e stafit teknik.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e nëntëmbëdhjetë të Revistës Newsbomb.al, e cila ka dalë në treg prej datës 20 Mars dhe mund ta gjeni në të gjitha pikat e shitjes…

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese