Ukraina ka arritur një fitore të madhe ndaj Maqedonisë së Veriut me rezultatin 2-1, duke arritur në kuotën e 3 pikëve në grupin C.
Ukrainasit shënuan dy herë brenda 5 minutash në pjesën e parë me Yarmolenku në minutën e 29 dhe Yaremchuk në të 34-ën.
Në minutën e 57 Maqedonia e Veriut do të fitonte një penallti që do të ekzekutohej nga lojtari me origjinë shqiptare, Ezgjan Alioski. Goditja e tij u prit nga portiere ukrainas, por fati ishte em Maqedoninë, sepse pas topit të kthyer ishte sërish Alioski që goditi dhe arriti të shënonte.
Në minutat e mbetura do të kishte vend edhe për një tjetër penallti për Ukrainën, por gjuajtja e Malinovky do të pritej nga portiere maqedonas. Me këtë fitore, Ukraina mban “gjallë” shpresat për kualifikim, ndërkohë që në ndeshjen e tretë do të kenë përballë Austrinë. Këta të fundit mbrëmjen e sotme do të ndeshen me Hollandën.
VIDEOT E GOLAVE: