Surprizë në “Puskas Arena” të Budapestit, ku favoritët e Francës nuk arritën të merrnin më shumë se një barazim ndaj vendasve të Hungarisë.
Kanë qenë hungarezët që kanë shënuar të parët me anë të Fiola në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë, në një kundërsulm të shpejtë.
Në pjesën e dytë francezët u munduan të kthejnë rezultatin, por arritën të shënonin vetëm një gol me Griezmann në minutën e 66-të.
Edhe pse krijuan shumë, kampionët e botës ishin të pafuqishëm për të çuar topin në rrjetë, kjo falë edhe mbrojtjes tepër të ngjeshur të Hungarisë.
EURO 2020/ Surprizë në Budapest, Franca nuk merr më shumë se një barazim ndaj Hungarisë (VIDEO)
