Tirana
clear sky
33.5 ° C
33.5 °
33.5 °
26 %
2.6kmh
0 %
Pre
33 °
Sht
34 °
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
40 °
E premte, 23 Korrik, 2021

EURO 2020/ Spanja kalon në gjysmëfinale mes drithërimash, penalltitë i japin fund ëndrrës së Zvicrës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Spanja është gjysmëfinalistja e parë e Kampionatit Europian, pasi arriti të eleminojë Zvicrën.

Koha e rregullt përfundoi me rezultatin 1-1, ku fillimisht një autogol i Zakaria kaloi spanjën në avantazh, por do të ishte Xherdan Shaqiri që do të barazpeshonte rezultatin.

Në minutën e 77-të zviceranët do të ngeleshin me 10 lojtarë, pasi Freuler u ndëshkua me karton të kuq për një faull të rëndë në mesfushë.

Edhe 30 minutat shtesë nuk do të ndryshonin rezultatin, duke e çuar ndeshjen te goditjet e penalltive. Spanjollët u treguan më të saktë, edhe pse gabuan penalltinë e parë me kapitenin Busquets.

Tashmë Spanja do të presë sfidën mes Belgjikës dhe Italisë për të mësuar se kush do të jetë kundërshtari i saj në gjysmëfinale.

Më shumë

spot_img
spot_img