Tirana
scattered clouds
35.5 ° C
35.5 °
35.5 °
32 %
5.1kmh
40 %
Enj
35 °
Pre
32 °
Sht
35 °
Die
38 °
Hën
39 °
E enjte, 5 Gusht, 2021

EURO 2020/ Ndeshje e çmendur në Kopenhagen, pas 8 golave dhe 120 minutave lojë, Spanja eleminon Kroacinë dhe kalon në çerekfinale

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një ndeshje e “çmendur” është zhvilluar në Kopenhagen, ku Spanja ka arritur të eleminojë Kroacinë pas 8 golave dhe 120 minutave lojë.

Goli i parë u realizua që në minutën e 20-të. Pedri kthen topin gabimisht në mbrojtje, duke shënuar një autogol të pabesueshëm. Spanjollët do reagonin brenda fraksionit, me Sarabia që shfrytëzon më së miri një pasim të Gaya, në të 38-tën.

Pas një ore loje, Azpilicueta bën sulmuesin, pas një krosimi të Torres. Lojtari i Chelsea godet saktë me kokë, duke e dërguar sferën pas shpinës së Livakovic. Goli i  sigurisë dhe i qetësisë do vinte nga Ferran Torres (77).  Nuk mendon kështu Orsic, i cili rihap llogaritë në të 85-tën.

Kroacia do merrte zemër dhe goli i barazimit mban firmën e Pasalic në limite. Në shtesa, Spanja fiton falë eksperiencës, me Morata dhe Oyarzabal (100′, 103′) që tregojnë gjithë klasin e tyre.

Lojtarët e Enrique do përballen pas pak ditësh në çerekfinale me fituesin e çiftit Francë-Zvicër.

Lexo edhe ...

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img