Ditën e sotme janë luajtur 3 ndeshjet e radhën në Kampionatin Europian, ku në fushë kanë zbritur dy nga ekipet favorite, Anglia dhe Hollanda.
Në ndeshjen e luajtur në orën 15:00 në Uembli të Londrës, Anglia ka arritur të fitojë me rezultatin 1-0 ndaj Kroacisë, me golin e shënuar nga Strling.
Në orën 18:00 ka debutuar për herë të parë në një Kampionat Europian Maqedonia e Veriut, por fqinjët tanë nuk kanë arritur të dalin me pikë në ndeshjen e parë, pasi janë mposhtur me rezultatin 3-1 nga austria.
Në mbrëmje është zhvilluar një ndeshje e “çmendur” në Hollandë, ku vendasit kanë arritur të triumfojnë me rezultatin 3-2 ndaj Ukrainës, me të 5 golat që u shënuan në pjesën e dytë.
EURO 2020/ Ndeshje e “çmendur” në Hollandë, Anglia dhe Austria e nisin me këmbën e mbarë
