Kroacia nuk ka arritur të marrë më shumë se 1 pikë në ndeshjen e dytë në grupin D ndaj Çekisë, pasi ndeshja u mbyll me rezultatin 1-1.
Fillimisht ishin çekët ata që shënuan falë një penalltie të kthyer në gol nga Schick, ndërsa kroatët u kundërpërgjigjen në fillimin e pjesës së dytë me një supergol nga Perisiç.
Tashmë Kroacisë i duhet të fitojë ndeshjen e fundit ndaj Skocisë, ndërsa çekët thuajse e kanë të sigurt kualifikimin për në turin tjetër.
Vidot e golave:
EURO 2020/ Kroacia shpreson te kualifikimi në ndeshjen e fundit, vetëm 1 pikë në ndeshjen ndaj Çekisë
