Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Sporti

EURO 2020/ Hollanda jashtë Europianit, surpriza që mban emrin “Çeki” ndeshet në çerekfinale me Danimarkën

Shkruar nga Newsbomb
EURO 2020/ Hollanda jashtë Europianit, surpriza që mban emrin

Shumë pak e kishin menduar, por Hollanda është jashtë Europianit që në ndeshjen e 1/8. Republika Çeke ka arritur të fitojë me rezultatin 0-2 dhe të kualifikohet më tej, ku në çerekfinale i pret Danimarka.

Ka qenë një ndeshje e nisur mirë për hollandezët, por një rast i artë i humbur nga Malen dhe kartoni i kuq i De Ligt i kanë penalizuar “tulipanët”.

Çekët kaluan në avantazh në minutën e 68-të me mesfushorin Holes, i cili goditi saktë me kokë, ndërsa 12 minuta më vonë do të ishte Schick që do të realizonte golin e dytë të ndeshjes dhe të katërtin personal në Europian.

Tashmë çekët do të vazhdojnë ëndrrën e tyre, ndërsa Hollanda duhet të përgatitet mirë për vitin e ardhshëm, ku i pret Kampionati Botëror.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll