Hollanda është kualifikuar për në turin tjetër të Kampionatiti Europian pas fitores 2-0 ndaj Austrisë.
Depay në minutën e 11-të me penallti dhe Dumfries në minutën e 67-të pas një kundërsulmi kanë shënuar golat e triumfit për “tulipanët”, që tashmë pas dy ndeshjeve të para futen në grupin e favoritëve për të triumfuar në fund.
Ndërkohë nga ana tjetër, Austria mbetet në kuotën e 3 pikëve, por e ka vetë në dorë kualifikimin, pasi në ndeshjen e fundit do të ketë përbalë Ukrainën, ku një barazim mund të ishte shumë i vlefshëm për të dy ekipet.
EURO 2020/Hollanda fiton dhe kualifikohet, Austria e ka vetë në dorë kualifikimin në turin tjetër
