Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
73 %
2.6kmh
0 %
Mar
39 °
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
40 °
E martë, 27 Korrik, 2021

EURO 2020/ Danimarka ëndërron, mposht Çekinë dhe siguron gjysmëfinalen e Uemblit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Danimarka është gjysmëfinalistja e tretë e Kampionatit Europian, pasi arriti të mposhtë Çekinë me rezultatin 2-1.

Një ndeshje e luftuar deri në fund ajo e luajtur në Baku të Azerbajxhanit, me danezët që shënuan dy herë në pjesën e parë me anë të Delaney në minutën e 5-të dhe Dolberg në minutën e 42.

Rezultatin për çekët e ngushtoi Schick, i cili arriti në kuotën e 5 golave në këtë Europian, duke bara zuar Cristiano Ronaldon, por goli i tij nuk mjaftoi për t’u kualifikuar në gjysmëfinale.

Tashmë Danimarka do të presë ndeshjen Ukrainë – Angli për të kuptuar kundërshtarin në gjysmefinale, por tifozët janë besimplotë se mund të përsëritet suksesi i vitit 1992, kur danezët arritën të fitojnë Kampionatin Europian. Edhe atëherë në portë ishte një Schmeichel, ndoshta, historia përsëritet.

Më shumë

spot_img
spot_img