Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
42 %
7.7kmh
0 %
Sht
28 °
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
E shtunë, 24 Korrik, 2021

EURO 2020/ “Adieu Franca”, Zvicra heroike eleminon kampionët e botës dhe shkon në çerekfinale

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Franca, kampione e botës në fuqi eleminohet nga Kampionati Europian. Shumë pak e prisnin, por Zvicra mbrëmjen e sotme zhvilloi një ndeshje heroike dhe arriti të kalonte në çerekfinale pas goditjeve të penalltive.

Ndeshja filloi keq për francezët, pasi Seferoviç i ndëshkoi në minutën e 15-të, por me fillimin e pjesës së dytë francezët arritën të shënojnë dy gola të shpejtë me Benzema, duke përmbysur rezultatin. Më pas do të vinte edhe një gol spektakolar nga Pogba, që do ta çonte ndeshjen në 3-1 dhe të gjithë menduan se ky do të ishte rezultatri përfundimtar.

Por nuk do të ishin të këtij mendimi zviceranët, të cilët ne minutat 81 dhe 90 do të arrinin të shënonin dy herë, duke e çuar ndeshjen në shtesa. 30 minutat e shtesës nuk do të mjaftonin për të përcaktuar fituesin dhe ndeshja shkoi te penalltitë, ku djemtë e Petkoviç u treguan më të saktë.

I vetmi që gaboi ishte Kylian Mbappe, i cili eleminoi Francën, ndërsa hero ii zviceranëve është portiere Sommer, që priti penalltinë e fundit. Tahsmë në çerekfinale Zvicra do të gjejë Spanjën, e cila u kualifikua disa orë më parë pasi mundi në shtesë 5-3 Kroacinë.

Golat e ndeshjes:

Më shumë

spot_img
spot_img