Tirana
clear sky
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
73 %
2.1kmh
0 %
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
Pre
37 °
Sht
31 °
E martë, 22 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Euro 2016/ Shqipëria ka shanse për kualifikim

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

0b55b61751f09a737a32c2914e923f9c

Formati i edicionit të 15- të të Kampionatit Evropian përveçse u dha shansin 8 kombëtareve ekstra të prekin ëndrrën e Francës (nga 16 skuadra u shtuan në 24) do të ofrojë një tjetër shans për 24 ekipet pjesëmarrëse në fazën finale verën e ardhshme.

Kështu, dy ekipet e renditura të parat në 6 grupet e “Francë 2016” (12 në total) do të kualifikohen automatikisht në fazën me eliminim direkt të 1/8-ave.

Ndërkohë që 4 skuadrat e treta më të mira të secilit prej grupeve do t’u bashkohen 12 skuadrave të para për të plotësuar 16 skuadrat më të forta të turneut, të cilat do të përballen mes tyre.

Ndeshja e parë e fazës me eliminim direkt do të luhet të shtunën, me 25 qershor, në orën 15:00 (në St. Etien). Vendi i dytë i grupit A kundër vendit të dytë të grupit C. Fituesi i grupit B do të luajë kundër të tretës më të mirë të grupit A, C ose D etj, shkruan Ata.

Katër çerekfinalet do të nisin prej 30 qershorit dhe do të përfundojnë më 3 korrik. Dy gjysmëfinalet (6-7 korrik) do të kenë arenë impiantin e vjetër të Lionit “Stade de Gerland”, i cili pas rinkonstruksionit ka marrë emrin “Stade des Lumières” (Stadiumi i Dritave). Finalja e madhe do të zhvillohet më 10 korrik në “Stade de France” të Parisit në orën 21:00.

Lexo edhe: “Gazzetta dello sport”: Ja sa mundësi ka Shqipëria të kalojë grupin

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img