Tirana
overcast clouds
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
82 %
5.1kmh
90 %
Hën
11 °
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
11 °
E hënë, 6 Dhjetor, 2021
spot_img

EULEX i bastisi shtëpinë Jakup Krasniqit, reagon Hoti: Kosova shembull i respektimit dhe bashkëpunimit me drejtësinë

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

1e24473a754983ecba7d6a7d1b21d691

Qeveria e Kosovës ka reaguar pas bastisjes së shtëpisë së ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi nga zyrtarë të EULEX-it dhe policisë së Kosovës.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti shprehet se institucionet e vendit e kanë dhënë shembullin e respektimit dhe bashkëpunimit me drejtësinë vendore dhe ndërkombëtare.

“Qeveria e Republikës së Kosovës po i përcjell veprimet e EULEX-it lidhur me ish Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Jakup Krasniqi.

Kosova, bartësit e institucioneve si dhe qytetarët e saj, në vazhdimësi kanë dhënë shembull të respektimit dhe bashkëpunimit me drejtësinëë vendore dhe ndërkombëtare. Njëjtë do të veprohet edhe kësaj radhe me Dhomat e Specializuara në Hagë, të cilat janë pjesë e sistemit të drejtësisë të Republikës së Kosovës.

Prezumimi i pafajësisë duhet të respektohet në çdo rast përderisa nuk ka një vendim tjetër të gjykatës kompetente.

Qeveria e Republikës së Kosovës e njeh si të patjetërsueshëm qëllimin e pastër e të shenjtë të popullit të Kosovës në luftën për liri.,” shkruan Hoti.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img