Hapësire reklamuese

Rajoni

EULEX i bastisi shtëpinë, avokati i Jakup Krasniqit: Aktakuza i është konfirmuar, sot dërgohet në Hagë

Shkruar nga Newsbomb
Ish-kryeparlamentari i Kosovës Jakup Krasniqi

Valon Hasani, avokat i ish-kryeparlamentarit të Kosovës Jakup Krasniqi, ka thënë se akakuza për tëë është konfirmuara nga Specialja dhe sot gjatë dditës ai do të dërgohet në Hagë.

“Krejt çfarë mund të konfirmoj është që ka një bastisje… Aktakuza e cila është konfirmuar, tash duhet të transferohet zotëri Krasniqi në Hagë, besoj gjatë ditës së sotme”, ka deklaruar Hasani për mediat kosovare.

Mëngjesin e sotëm, në orën 06.00 dhjetëra efektivë të EULEX kanë bastisur shtëpinë e ish-kryeparlamentarit të Kosovës Jakup Krasniqi. Ai është një nga figurat kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Ka mbajtur edhe poste të larta gjatë luftës si zëdhënës i saj.

Më herët, Zyra e Prokurorit Special ka konfirmuar bastisjen e shtëpisë së Krasniqit. Në njoftim thuhet se paralelisht po kryhen disa operacione të tjera në Prishtinë.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) aktualisht është duke kryer operacione në Prishtinë. Operacionet e ZPS-së po kryhen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX). Më shumë informacion do të jepet më vonë”, njofton Specialja.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu