Tirana
scattered clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
77 %
1kmh
40 %
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
30 °
E enjte, 17 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Eugena Tomini tregon sa vaksinime janë bërë deri më tani: Mbi 25 mijë persona kanë marrë 1 dozë, të dyja i kanë marrë gati…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

8a7ab3be911a8a7928030dc7a77a8a85

Zv.ministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini ka deklaruar mbrëmjen e sotme se në Shqipëri janë mbi 33 mijë persona që janë vaksinuar.

Ajo tregoi në “Real Story” se me 1 dozë janë vaksinuar mbi 25 mijë persona, ndërkohë që të dyja dozat i kanë marrë rreth 8 mijë qytetarë.

“Për të thënë të vërtetën, të papriturat e vaksinës AstraZeneca do të quhen të papritura në momentin që do të vërtetohen Edhe Shqipëria është nën efektin e vlerësimit të situatës.
Kemi mbi 33 mijë vaksina të injektuara. Me dozë të parëjanë mbi 25 mijë, dhe me dy doza janë gati 8 mijë individë. Vetëm në 4 ditë aplikim të AstraZeneca, kemi 4110 arsimtarë që kanë aplikuar. Nuk është vlerë për të mos u konsideruar, por është një fillim i mbarë për grupin e shërbimeve kritike që kemi vlerësuar.
Është normale që të kemi edhe hezitim, por ka edhe panik kur ka thashetheme. Deri më tani EMA nuk ka nxjerrë që ka një lidhje mes vaksinës dhe mpiksjes së gjakut. Nesër EMA do të deklarohet për këto ngjarje që kanë lidhur vaksinën me këtë problem”, tha Tomini.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img