Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Eugena Tomini tregon nëse ka raste të dyshuara me lijën e majmunit në Shqipëri

Shkruar nga Newsbomb
Eugena Tomini tregon nëse ka raste të dyshuara me lijën e

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik Eugena Tomini ka folur për linë e majmunit, një virus që është shfaqur në disa vende europiane.

Ajo theksoi se aktualisht nuk ka raste të dyshuara në vend. Tomini tha se disponohen kapacitetet diagnostikuese dhe nuk ka vend për panik.

“Nuk duhet të panikosemi sepse nuk është e njëjta situatë me COVID-19. Survejanca sindromike, qoftë në diagnozën laboratorike kemi eksperienca të mëhershme. Kemi kapacitetet dhe për diagnozën laboratorike dhe të njerëzve. Flitet për raste të para nëse kemi të dhëna të dyshuara.

Virusi që shkakton linë e majmunit, i ka në të njëjtin nivel postulat. Në të gjithë trupin, nga pjesa e buzëve, mund të kalojë në pjesët gjenitale, në kofshët. Janë në të njëjtin stad të shfaqjes klinike. Fillojnë me një lëng seroz të pastër, kalojnë në postula me qelb. Ka të njëjtin stad si varicela. Kemi një periudhë të inkubacionit nga 2-4 javë. Periudha para shfaqjes së shenjave të temperaturës, lodhjes, gjëndrave, jemi në një periudhë 3-4 ditore, është infeksioze, deri në momentin që postulat, apo qeskat me qelb, individi është infeksioz, ndaj duhet të izolohet”, tha Tomini për “Kjo Javë”.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll