Tirana
clear sky
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
29 %
4.6kmh
0 %
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Eugena Tomini: Kapacitetet shëndetësore janë në ALERT të plotë. Fajin e kanë grumbullimet dhe turizmi malor

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

c047c1da293031ae7b000402abfea367

Zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini, tha se shifrat janë rritur së fundmi dhe se kapacitetet shëndetësore janë në alert të plotë.

Sipas saj grumbullimet pas festave të fundvitit dhe turizmi malor ka ndikuar negativisht në situatën e përgjithshme.

Lidhur me grumbullimet mbi 10 veta Tomini tha sot në “Open” se shteti nuk mund të ndërhyjë në rast se grumbullimet janë në rreth familjar.

Pyetje: Pse nuk funksionuan masat e mëparshme dhe pse u detyruam të kemi prapë masa shtesë?

Tomini: Kjo është parë në vazhdimësi. Janë disa indikatorë që ndikojnë, rastet e reja, numri i viktimave dhe shtrimet në spitale. Kapacitetet shëndetësore në këto momente janë në një alert të plotë. Ky shtrëngim ka qenë si rezultat i një monitorimi dinamik. Është ulur përgjegjshmëria e qytetarëve dhe po neglizhohen masat, kemi grumbullime masive dhe është rritur turizmi malor këto ditët e fundit. Në kuadrin e të gjitha masave, sigurisht që ka qenë situatë e moderuar. Nuk kemi kolaps shëndetësor dhe ndaj nuk i kemi marrë më herët këto masa. Në disa vende ka ulje të incidencës, në disa ka rritje.

Vasili: A ka kontradita me rregullat, se përshembull nuk lejohen mbi 10 persona në ambient të hapur, por lejohen 10 persona në tavolinat e restoranteve.

Tomini: Ne kemi thënë qendrimi 10 persona në një tavolinë të përbashkët është rreth familjar.

Vasili: Në një restorant është e pamundur të çertifikohet, ata nuk hyjnë me pasaporta.

Tomini: Çdokush duhet të mbajë kartë ID me vete.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img