Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka reaguar pas videove skandaloze të gjyqtares së Elbasanit, Enkeleda Kapedani.
Kjo e fundit kishte hapur llogari në Tik Tok, ku publikonte video duke bërë sfilatë nëpër korridoret e gjykatës, ndërkohë që në një nga videot ka nxjerrë edhe një këngë ku thuhet “mafia mafia, rrethi im është mafia”.
Enkeleda Kapedani është kryetarja e Gjykatës së Elbasanit dhe u bë e njohur apsi liroi nga burgu një nga të fortët e bandës “Gaxhai”, Viktor Ymeri.
Përmes një reagfimi zyrtar, ministrja Etilda Gjonaj shkruan se janë të pakomentueshme shfaqjet e gjyqtares dhe thotë se që prej dhjetorit 2019 i ka i kam kërkuar me shkrim KLGJ-së verifikimin dhe marrje mase për të pas lirimit të një subjekti kriminal.
Gjonaj shprehet se uron që të merret masa e duhur dhe e quan sjelljen e Enkeleda Kapedanit tipike të një pjese të atyre që nuk kanë kaluar ende Vetingun dhe vijojnë të gërryejnë drejtësinë nga brenda.
“Të pakomentueshme shfaqjet e gjyqtares së Elbasanit dhe për të ardhur keq që qysh prej dhjetorit 2019, i kam kërkuar me shkrim KLGJ-së verifikimin dhe marrje mase për të pas lirimit të një subjekti kriminal.
Tani uroj që jo vetëm të merret masa e duhur, por edhe të hetohet në mënyrë të thelluar gjendja pasurore e kësaj gjyqtareje. Tipike për një pjesë të atyre që nuk kanë kaluar ende Vetingun dhe vijojnë të gërryejnë drejtësinë nga brenda! ReformaNukDoNdalet dhe kush e ka turpëruar drejtësinë do të përballet me të deri në fund!” shprehet ministrja Gjonaj.
1- Lexo edhe: Gjyqtarja “bombë” e Elbasanit nuk ndalet me VIDEO PROVOKUESE në Tik Tok
2- Lexo edhe: ILD nis hetim disiplinor për Enkeleda Kapedanin
3- Lexo edhe: Gjyqtarja bjonde me syze të errëta që liroi të fortin e bandës së Gaxhait, padit NEWSBOMB: Askush nuk dinte se kush isha dhe çfarë pune bëja, tani më njeh i gjithë pallati
4. Lexo edhe: Çudira Elbasani, gjyqtarja Enkeleda Kapedani mohon VIDEOT duke bërë paradë në zyrë: Nuk jam unë! Pamjet janë të inskenuara
Shikoni videot që bën në Tik Tok gjyqtarja Enkeleda Kapedani: