Hapësire reklamuese

Aktualitet

Etilda Gjonaj firmos URDHRIN: Bosët e krimit do qëndrojnë edhe 1 vit në 41 BIS, kush janë 4 të dënuarit që izolohen në qeli

Shkruar nga Newsbomb
Etilda Gjonaj firmos URDHRIN: Bosët e krimit do qëndrojnë edhe 1

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka firmosur urdhrin për zgjatjen e qëndrimit në regjimin special 41 BIS, me 1 vit, për 4 të dënuar. Ky është një regjim special për disa nga të burgosurit që vuajnë dënimin në Shqipëri, dhe dyshohet se ruajnë kontaktet me botën jashtë.

Me propozim SPAK, duke iu referuar informacionit të marrë nga strukturat e tjera përgjegjëse ligjzbatuese, në konsultim me Ministrin e Brendshëm dhe shprehjes së tij për miratimin e kërkesës së SPAK, Ministri i Drejtësisë urdhëroi zgjatjen edhe për një vit të vendosjes në regjim të posaçëm në burgun e sigurisë së lartë për 4 (katër) të burgosurit e mëposhtëm nga 7 (shtatë) që kanë qenë në këtë regjim!

  • Emiljano Shullazi, Arbion Aliko, Endrit Qyqa dhe Genci Balla janë 4 të dënuarit që do qëndrojnë edhe 1 vit të izoluar në qeli. Nga regjimi special i izolimit në qeli do të “lirohen”: Blerim Shullazi, Gilmando Dani dhe Endrit Zela.

Emiljano Shullazi dhe Endrit Qyqja janë dënuar nga Gjykata për disa akuza që lidhen me grupin kriminal, gjobëvënie dhe kanosje. Grupi i Shullazit është dënuar me 55 vite burg.

Ndërkohë, Arbion Aliko është dënuar me burg përjetë për vrasjen e efektivit të FNSH-së Ibrahim Basha, në Lazarat në qershor të vitit 2015. Gjatë një operacioni për shkatërrimin e parcelave me kanabis, Aliko dhe vëllai i tij qëlluan drejt policisë dhe mbeti i vdekur Ibrahim Basha.

Imami i vetëshpallur Genci Balla është dënuar me 17 vite burg si pjesë e grupit të xhihadistëve për rekrutimin e disa personave dhe për dërgimin e tyre në Siri.

Në thelb regjimi “41-bis” konsiston në pengimin e komunikimit të të burgosurve me njerëzit jashtë, që ka në fokus pengimin e komunikimit të bosëve të mafies me organizatat kriminale.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu