Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Ethe zgjedhore në Sarandë: Zgjedhje në ASAMBLENË e PS, votohet për KRYETARIN E RI (Ja EMRAT në garë)

Shkruar nga Newsbomb

Ethe zgjedhore në Sarandë, shkruan newsbomb.al.

Hapet gara për zgjedhjet e Asamblesë së Partisë Socialiste për të zgjedhur kryetarin e ri të kësaj partie. Jonida Avduli e cila ka mbajtur deri tani postin e kryetares është emëruar drejtoreshë Hipoteke në Sarandë e për rrjedhojë ka lindur nevoja e zgjedhjes së kryetarit të ri.

Sakaq, newsbomb.al, zbulon 7 emrat e përfshirë në garë. Ata janë; Krenar Islamaj, biznesmen i njohur në qytet (drejtues i grupit Islamaj, pronar i disko Mango, i disa karburantet etj ). Gjithashtu në garë për të marrë kreun e PS Sarandë është Leonidha Cavo, drejtor i Shërbimeve Sociale në Bashki, i cili përfaqëson një model të intelektualëve në Sarandë.

Kandidati i tretë është Ardi Kola, ish-sportist i qytetit, një i ri me vizion. Gjithashtu pjesë e listës së kandidatëve për kreun e PS janë,  Genta Mara, Nikolica Qofiri, Eleron Gjoni, ish-drejtor në doganë e Mariel Murati, drejtor i ALUIZNI-t Sarandë.

Mbetet për t’u parë se kë do votojnë socialistët./ newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese