Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
54 %
2.1kmh
0 %
Enj
40 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
35 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

Estrada shqiptare që lë pas edhe Jennifer Lopez & Co me klikime

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Vera erdhi dhe bashkë me të dhe “hitet” e këngëtarëve shqiptarë të cilët vetëm në pak orë bëjnë “namin” me klikime në “YouTube”.

Sa hap e mbyll sytë këto projekte muzikore numërojnë me mijëra klikime, mirëpo a janë reale apo fallco?

Kjo është dilema që kanë shumica prej nesh kur shikojnë këto shifra, shifra që edhe këngëtarët me famë botërore nuk i kapin brenda një kohe aq të shkurtër, ndërkohë që dihet numri i fansave të tyre është tepër i lartë.

Marrim shembull klipin e fundit të divës Jennifer Lopez “Cambia el Paso”, një këngë me një super JLO seksi, me një performancë të cilës nuk i gjen asnjë gabim, por vetëm me 3 milion klikime në “YouTube”, shifër e cila do të quhej një “dështim” për këngëtarët shqiptarë të cilët janë mësuar që në vetëm pak ditë të marrin mbi 5 milion klikime.

Në një hark kohor përafërsisht të njëjtë, kënga e fundit e Gjikos, Norës dhe Melindës ka më shumë klikime se ajo e JLO, epo tani nuk dimë çfarë të mendojmë. Mos vallë ka ardhur dita që artistët tanë po lenë mbrapa ata ndërkombëtarët?

Më shumë

spot_img
spot_img