Tirana
clear sky
-6.5 ° C
-6.5 °
-6.5 °
68 %
2.1kmh
0 %
Mër
6 °
Enj
7 °
Pre
9 °
Sht
10 °
Die
11 °
E mërkurë, 8 Shkurt, 2023

Estonia uron me gabime, Turqia shkruan turqisht, Azerbajxhani zgjedh pallatet e Tiranës e Polonia zgjedh Beratin, ja disa urime pikante të Pavarësisë (FOTOT)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Bota mbarë po uron shqiptarët sot për ditën e Pavarësisë. Që herët në mëngjes, ministritë e jashtme të vendeve të ndryshme kanë publikuar në TWitter posterat për festën e 28 Nëntorit, ditës së Flamurit të shqiptarëve. Në disa prej tyre ka edhe kuriozitete.

Polonia dhe Lituania, veç flamurit, kanë zgjedhur qytetin e Beratit ta vendosin si imazh në posterat e tyre të urimit të ditës së festës.

Izraeli, nëpërmjet posterit të Ministrisë së Jashtme Izraelite, ka zgjedhur të urojë në gjuhën shqipe. Të njëjtën gjë ka tentuar edhe Estonia, por urimin në shqip e ka shkruar plot gabime dhe nuk e ka korrigjuar.

Turqia, vendi prej të cilit Shqipëria u bë më vete, ka zgjedhur të urojë në gjuhën turke dhe me flamurin shqiptar. Serbia ka zgjedhur të urojë me flamurin dhe një foto të Tiranës.

Azerbajxhani ka gjetur një foto të Tiranës me pallatet në ndërtim, madje shquhet dhe një vinc në ditën e Pavarësisë së Shqiptarëve. Armenia e Mali i Zi kanë zgjedhur flamurin dhe Kalin e Skënderbeut në fotot që kanë përzgjedhur për të dhënë mesazhin e tyre. Rumania e Maqedonia kanë zgjedhur të urojnë me Flamur.

India ka zgjedhur dy postera, njërin me ministren e jashtme Olta Xhaçka dhe një të thjeshtë me një flamur që valëvitet.

Letonia ka uruar me flamur, dhe në mesazh kujton misionet e përbashkëta dhe mbështetjen e Shqipërisë për të qenë ky vend anëtar i NATO.

Më shumë


spot_img









spot_img