Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
77 %
1.5kmh
0 %
Sht
14 °
Die
19 °
Hën
14 °
Mar
12 °
Mër
10 °
E shtunë, 25 Mars, 2023

Estonia dhe Letonia njohin zyrtarisht si genocid sulmet ruse në Ukrainë

Lajme të ngjashëm

Estonia dhe  Letonia janë ndër vendet e para që kanë njohur si “genocid” krimet e luftës nga ushtria ruse në Ukrainë. Të dy këto vende njohën në nivel legjislativ, krimet e rusëve në territorin e Ukrainës si genocid.

Parlamenti i Estonisë miratoi sot një rezolutë që e quan agresionin rus dhe krimet pasuese të luftës kundër Ukrainës, një akt gjenocidi dhe u bëri thirrje vendeve të tjera të bëjnë të njëjtën gjë.

Trupat ruse që u tërhoqën nga veriu i Ukrainës disa javë pas pushtimit, më 24 shkurt lanë pas qytete të mbushura me trupa civilësh të vrarë, dëshmi e asaj që presidenti amerikan Joe Biden tha javën e kaluar se përbën gjenocid. Ndërsa Kremlini tha se nuk pajtohej kategorikisht me këtë dhe akuzoi Uashingtonin për hipokrizi. 

Më shumë