
Estonia dhe Letonia janë ndër vendet e para që kanë njohur si “genocid” krimet e luftës nga ushtria ruse në Ukrainë. Të dy këto vende njohën në nivel legjislativ, krimet e rusëve në territorin e Ukrainës si genocid.
Parlamenti i Estonisë miratoi sot një rezolutë që e quan agresionin rus dhe krimet pasuese të luftës kundër Ukrainës, një akt gjenocidi dhe u bëri thirrje vendeve të tjera të bëjnë të njëjtën gjë.
Trupat ruse që u tërhoqën nga veriu i Ukrainës disa javë pas pushtimit, më 24 shkurt lanë pas qytete të mbushura me trupa civilësh të vrarë, dëshmi e asaj që presidenti amerikan Joe Biden tha javën e kaluar se përbën gjenocid. Ndërsa Kremlini tha se nuk pajtohej kategorikisht me këtë dhe akuzoi Uashingtonin për hipokrizi.