Tirana
light rain
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
44 %
2.1kmh
0 %
Hën
27 °
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
25 °
Pre
23 °
E hënë, 29 Maj, 2023

Esra dhe Vedati, motër e vëlla dalin sot para gjyqit, si u arratisën drejt SHTETIT ISLAMIK dhe si ia doli t’i shpëtojë nëna e tyre HEROINË (HISTORIA TRONDITËSE)

Lajme të ngjashëm

Një histori tronditëse kjo shkruar nga gazetari Enver Robelli dhe publikuar nga dialogplus.

 

Në të është rrëfimi për Esrën e Vedatin, motër e vëlla të cilët nga Zvicra u arratisën drejt “shtetit islamik” të Sirisë por në mënyrë të guximshme e të pabesueshme u shpëtuan nga nëna e tyre përmes një veprimi heroik.

Esra dhe Vedati u rritën në një lagje periferike të qytetit të Winterthurit në Zvicër.

Ata quhen ndryshe, por gazeta zvicerane ‘Tages Anzeiger’ ua ka vënë këta emra për t’ua ruajtur identitetin e vërtetë.

Sepse Esra dhe Vedati sot do të dalin para gjyqit. Sepse ata në një ditë të ftohtë dhjetori të vitit 2014 menduan se nuk ia vlen të jetosh në Zvicër dhe se jeta e vërtetë, parajsa e vërtetë ishte në Siri, në Shtetin Islamik. Esra dhe Vedati lanë pas prindërit dhe një motër e një vëlla më të madh. Për dallim nga disa të rinj të tjerë nga Ëinterthuri, të cilët u vranë në Siri, Esra dhe Vedati patën fat: pas një viti ata u kthyen nga Kalifati. Që ata shpëtuan është meritë e prindërve të tyre të guximshëm, të cilët bënë çfarë mundën për t’i nxjerrë fëmijët nga xheneti i rrejshëm i Shtetit Islamik. Madje nëna e fëmijëve e vuri edhe jetën e saj në rrezik për t’i shpëtuar fëmijët. Në numrin e së shtunës gazeta “Tages Anzeiger” ka botuar një rrëfim të gjatë mbi këtë rast.

Pak para Krishtlindjeve të vitit 2014 në mediat turke dhe pastaj edhe në mediat ndërkombëtare u publikuan pamje dhe u botuan fotografi të një prindi, i cili i dëshpëruar po qëndronte para një stacioni të policisë në Turqinë jugore. Në duar mbante fotografitë e fëmijëve të tij, ndërsa nga faqet i rridhnin lot. Atëbotë Esra ishte 15-vjeçare, Vedati 16 vjeçar.

Esra ishte larguar nga banesa më 18 dhjetor 2014. Kishte thënë se do të shkonte për të ndihmuar në përgatitjen e një aktiviteti shkollor. Për këtë aktivitet kishte blerë edhe një fustan. Vedati, vëllai i saj, kishte thënë se gjatë fundjavës do të shkonte në një kamp me nxënës të tjerë, të cilët për shkak të suksesit të dobët kanë ndërprerë nxënien e një profesioni. Të dy, motër e vëlla, me veten morën pasaportat dhe pak rroba. Motra e tyre më e madhe më vonë do t’i thotë policisë: “Ata aktruan mirë. Nuk kemi vërejtur asgjë nga planet e tyre”

Të premten, më 19 dhjetor 2014, në orën 5 të mëngjesit, Esra i dërgoi familjes një email, në të cilin shkruante se pas aktivitetit në shkollë kishte fjetur te një shoqe. Pak më vonë ajo dhe Vedati do të hipnin në një avion të Turkish Airlines, i cili do t’i çonte nga Zürichu në Stamboll. Pasi aterruan në qytetin turk, Esra u përpoq të merrte në telefon familjen. Nuk ia doli, sepse nuk e dinte se nga bota e jashtme duhet shtypur prefiksin ndërkombëtar të Zvicrës (+41). Më vonë Esra do t’i tregojë policisë se bashkë me vëllain e saj po atë ditë kur arritën në Stamboll morën autobusin për në Gaziantep, një qytet jo larg kufirit me Sirinë. Udhëtimi nga Stambolli në Gaziantep zgjati një ditë.

Ndërkohë familja e Esrës dhe Vedatit në Zvicër filloi të shqetësohet. Rreth orës 21:00 të 19 dhjetorit 2014 familja e njoftoi policinë se vajza ishte zhdukur. Prindërit llogarisnin me më të keqen: aksident, rrëmbim, por kurrë nuk u kishte shkuar mendja se vajza e tyre (dhe djali) gjendeshin në rrugë për në Lindjen e Afërt. Esra thotë se atëherë kishte menduar se për luftën dhe mjerimin në Siri fajtore ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe regjimi sirian. Po ashtu thotë se donte të shkonte në Siri për t’ua mësuar anglishten fëmijëve sirianë.

Esra, sipas babait të saj, i cili është intervistuar nga policia federale e Zvicrës, ishte “vajzë shembullore”. Donte të bëhej avokate, në pranverën e vitit 2014 kishte qenë në një kurs të gjuhës angleze në Angli. Në Tëitter ajo “ndiqte” Justin Bieber, Rihanna dhe Victoria Beckham. Nga shkolla Esra dhe Vedati njihnin disa fëmijë, të cilët më vonë përbënin një grup të rinjsh që kalonin kohën e lirë në xhaminë AnNur në Ëinterthur. Në komunitetin shqiptar të Ëinterthurit ky objekt kulti quhet “xhamia e arabëve”. Në xhaminë AnNur shkonin kryesisht ata që ishin besimtarë më radikalë: arabë, shqiptarë, zviceranë të konvertuar në fenë islame. Në ndërtesën e njëjtë ku banonin Esra dhe Vedati me familje jetonte edhe Sandro V., i cili është dukshëm më i madh se dy fëmijët shqiptarë nga Kosova. Sandro V. kishte përqafuar islamin dhe ishte radikalizuar. Ai adhuronte «Shtetin Islamik», udhëtoi për pak kohë në Siri dhe kur u kthye në Ëinterthur nga të rinjtë e dhënë pas fesë islame shikohej si yll i skenës së selafistëve. Pasi u zhdukën Esra dhe Vedati, kishte dyshime se Sandro V. mund t’i ketë shtyrë ata të shkojnë në Siri. Sandro V. e mohoi këtë.

Të shtunën në mbrëmje, më 20 dhjetor 2014, familjarët e Esrës dhe Vedatit shkuan në një dyqan të telefonave mobilë për të verifikuar se kur janë përdorur për herë të fundit telefonat mobilë të fëmijëve të tyre. Meqë në Ëinterthur tashmë ishin mbyllur dyqanet, familjarët shkuan në Aeroportin e Zürichut, ku dyqanet janë të hapura deri vonë. Punëtorët e dyqanit të telefonave zbuluan se Esra dhe Vedati sipas të gjitha gjasave janë në Turqinë jugore.

Babai i fëmijëve shkoi në xhaminë AnNur, ku iu lut për ndihmë kryetarit të këshillit të xhamisë. Së bashku ata i telefonuan Sandro V., sepse kryetari i xhamisë ishte i bindur se ai mund të ketë njohuri për vendndodhjen e fëmijëve shqiptarë. Por Sandro V., i cili tani e quan veten Mohamed, thotë se nuk di gjë – ose bëhet sikur nuk di gjë. Më 21 dhjetor 2014 babai i fëmijëve, i shoqëruar nga një shok, shkon në Turqi. Në Adana, një qytet jo larg Gaziantepit, ai kontakton policinë, e cila angazhohet menjëherë në kërkimin e fëmijëve. Alarmohen ushtria turke dhe Interpoli. Policia zhvillon një bastisje në një kamp që dyshohet të jetë i islamistëve, por Esra dhe Vedati nuk gjenden aty, ata tashmë kanë udhëtuar më tutje me veturë.

Në Zvicër motra e madhe e Esrës dhe Vedatit flet gjatë me Sandro V. Por, ai nuk ofron ndihmë. Përkundrazi: i thotë asaj t’i përkrahë Esrën dhe Vedatin, të cilët tani jetojnë në «Shtetin Islamik» sipas rregullave islamike. Sandro V. i dërgoi motrës së Esrës dhe Vedatit një link të një artikulli me titullin “Prerja e kokave është pjesë e fesë sonë”

Një ditë pas arritjes në Turqi policia i thotë babait të fëmijëve të flasë me mediat. Kur del nga stacioni i policisë, prindin shqiptar tashmë e presin reporterët, të cilët e pyesin nëse fëmijët e tij gjenden në Siri te terroristët. Babai përgjigjet: ‘Nuk e di’ dhe fillon të qajë. Mediat në Zvicër shkruajnë me pikëpyetje se fëmijët mund t’i jenë bashkangjitur Shtetit Islamik’.

Babai i fëmijëve vazhdon të qëndrojë në Turqi me shpresën se do të zbulojë se ku gjenden fëmijët e tij. Më 26 dhjetor në orën 12:36 ai merr një porosi në Ëhatsapp. Vedati i shkruan të mos ketë frikë, sepse ai dhe Esra janë mirë dhe tani duan të jetojnë sipas Kuranit dhe sheriatit dhe jo të shtypen si në vende të tjera. Në mesazh Vedati e fton edhe babanë e tij të shkojë po ashtu në «Shtetin Islamik», sepse atje ka gjithçka, familjet, thotë ai, shpërblehen me shtëpi e para. Babai e pyet të birin se ku gjendet. Ai thotë: në Irak. Ku saktësisht? Ai përgjigjet: në Kalifat. Thotë se ka shkuar bashkë me Esrën dhe me 40 persona të tjerë. Këtu, thotë Vedati, ka indonezianë, amerikanë e shumë të tjerë. Siguria, sipas tij, është si në Zvicër, plus  jetohet sipas ‘ligjeve të Allahut’.

Ditën tjetër, më 27 dhjetor, babai dhe i biri bisedojnë katër orë në Ëhatsapp. Vedati thotë se motra e tij vetë ka vendosur të braktisë Zvicrën. Ai i thotë babait të shkojë në shtëpi, sepse ai dhe Esra nuk duan të kthehen. Pas një jave babai kthehet në Zvicër me shpresa të humbura. Një ditë pas kthimit ai merret në pyetje nga policia federale e Zvicrës dhe mendon gjatë se si fëmijët e tij u radikalizuan kundër vullnetit të familjes.

Në vitin 2013 Vedati kishte filluar të shkojë në xhaminë AnNur. Në atë kohë në xhaminë AnNur, sipas ‘Tages Anzeiger’, mbante ligjërata dhe predikonte selafisti i ri Selman Ramadani. Ndryshe nga shumica e imamëve Ramadani i mban ligjëratat në gjermanisht dhe është mjaft aktiv në rrjetet sociale. Ai ka mjaft adhurues sidomos në mesin e të rinjve me origjinë nga Ballkani, të cilët jetojnë në Zvicër. Adhurues të tij u bënë edhe Esra dhe Vedati. Kur Selman Ramadani shkoi për të ligjëruar në xhaminë Furkan në Embrach afër Zürichut, Esra dhe Vedati i bashkohen korit të trushpëlarëve që e dëgjojnë këtë imam. Në verën e vitit 2014 në mediat zvicerane u botuan disa artikuj kritikë mbi xhaminë Furkan. Babai ua ndalon Esrës dhe Vedatit që të vizitojnë këtë xhami dhe të luten në të. Reagon edhe kryesia e xhamisë dhe disa të rinjve ua ndalon hyrjen, mes tyre edhe Esrës dhe Vedatit.

Duket se një përjetim kyç i Esrës dhe Vedatit ishte shkuarja në haxhillëk në Mekë në pranverë të vitit 2014. Një i njohur i familjes thotë se fëmijët ishin kthyer mjaft të ndryshuar nga ai udhëtim dhe pastaj filluan të radikalizohen. Në qershor 2014 «Shteti Islamik» shpalli Kalifatin. Pas pushimeve verore Esra shfaqet në shkollë e veshur me rroba të zeza, me një pelerinë siç i bartin gratë konservatore arabe dhe me shami. Arsimtarët tronditen dhe ia ndalojnë asaj të bart pelerinën e zezë. Ata flasin me prindërit, të cilët po ashtu nuk pajtohen me stilin e veshjes të Esrës. Shkolla ia lejon Esrës bartjen e shamisë dhe fustanet e gjata, ndërsa pelerinën e zezë duhet ta lë në shtëpi. Nga shtatorit i vitit 2014 Esra nuk del jashtë shtëpisë pa shami. Mes saj dhe familjes lindin konflikte. Një muaj para se ajo të zhduken Vedati dhe Esra, motra e madhe ia pret dorëzat dhe nikabin, një lloj shamie e zezë që përveç kokës mbulon edhe fytyrën, përveç një vije te sytë sa për të parë.

Vedati nuk bie në sy si islamist i ri, përveç se ndërpret nxënien e një profesioni në komunën e Ëinterthurit. Në një bodrum ai ushtron te kampioni i dyfishtë i boksit, Valdet Gashi, i cili është aktivist i shoqatës «Lies!» (lexo), e cila në qytetet e Zvicrës  dhe Gjermanisë shpërndan Kuranë falas. Së paku tri herë në javë Vedati viziton shkollën e sporteve luftarake ‘MMA Sunna’ në Winterthur. Kjo është shkollë trajnimi për myslimanë, vend ku ata përgatiten për luftën në Siri. Të ndaluara janë muzika, sharjet dhe goditjet në fytyrë.

Grupi i djemve që ushtrojnë në shkollën e Valdet Gashit përcillet fshehurazi dhe përgjohet nga autoritetet zvicerane të sigurisë. Kështu autoritetet arrijnë të dëgjojnë se si Vedati dhe një shok i tij nga shkolla e trajnimit duke udhëtuar me veturë këndojnë një këngë, ku ua dëshirojnë vdekjen qafirëve, të pafeve. Nga grupi i Ëinterthurit shkojnë në Siri apo Irak trajneri Valdet Gashi, shoku i Vedatit Christian I. dhe dy djem të tjerë. Të gjithë kanë vdekur atje. Përveç Vedatit.

Në zonën e luftës Vedati e quan veten Idris al-Albani. Motra e tij tani quhet Xhumara. Në pranverë të vitit 2015 Valdet Gashi dhe shoku i Vedatit Christian I. komunikojnë me mesazhe nga Siria me gazetarët në Zvicër. Ata duan ta prezantojnë «Shtetin Islamik» si është më së miri. Të dy konfirmojnë se Vedati është bërë pjesë e ‘Shtetit Islamik’ në Siri. Kjo nuk përputhet me deklaratën e Esrës dhe Vedatit, të cilët thonë se kanë qenë jashtë territorit të sunduar nga ‘Shtetit Islamik’. Christian I. shkruan se Idris al-Albani (Vedati) tani po e mëson Kuranin, ndërsa Esra është martuar. Por, Christian I. nuk pranon të tregojë se kush është burri  i saj.

Vedati dhe Esra thonë se në Siri kanë jetuar nën sulmet e bombave. Po ashtu thonë se pas gjysmë viti dëshironin të ktheheshin në Zvicër. Por, të ikësh nga ‘Shteti Islamik’ është punë e rrezikshme. Do të kalojë mbi një vit deri në kthimin e tyre në Zvicër. Se çfarë ka ndodhur gjatë kësaj kohe do të jetë temë e procesit gjyqësor, i cili fillon të hënën para Gjykatës së të Rinjve në Winterthur. Esra dhe Vedati akuzohen për shkelje të ligjit kundër al-Kaidës dhe ‘Shtetit Islamik’ si dhe përkrahje të një organizate kriminale.

Në aktakuzë luan rol edhe mënyra se si ata u kthyen nga Siria në Zvicër. Për shpëtimin e tyre rol të madh ka luajtur nëna e tyre. Veprimi i saj madje duket shumë i guximshëm. Në tetor të vitit 2015 ajo shkoi në qytetin sirian Manbixh me xhepa të mbushur dëng me para. Atje ajo takoi fëmijët e saj. Manbixhi gjendet në veriperëndim të Rakës, kryeqytetit të atëhershëm të Kalifatit, dhe kur nëna e fëmijëve shkoi atje qyteti ishte nën kontrollin e plotë të “Shtetit Islamik”. Këtu shokët e Vedatit Valdet Gashi dhe Christian I. kaluan një pjesë të konsiderueshme të kohës si pjesëtarë të grupit terrorist. Në rrugët e qytetit Christian I. u fotografua me kokën e prerë të një njeriu, të cilën e mbante në dorë. Jo larg nga Manbixhi ai dhe Valdet Gashi humbën jetën gjatë një sulmi nga ajri të ushtrisë amerikane.

Nga Manbixhi nuk është larg kufiri me Turqinë. Një vit pas zhdukjes së tij dhe dy muaj pasi nëna e tij kishte shkuar në Manbixh Vedati doli në fotografi me dy burra të tjerë. Fotografia është shkrepur në Turqi. Dy burrat supozohet të jenë shpëtuesit e fëmijëve.

Nëna dhe dy fëmijët e saj kthehen në Zvicër, shkruan ‘Tages Anzeiger’. pa dhënë detaje të tjera. Pas aterrimit në Zürich në fund të dhjetorit 2015, Esra dhe Vedati arrestohen dhe merren gjatë në pyetje. Të dy dërgohen në ente riedukimi. Gjatë marrjes në pyetje nga policia ata nuk shfaqin pendim. Ata dërgohen në një program për deradikalizim. Esra ankohet pa sukses deri në Gjykatën Supreme të Zvicrës kundër një terapie, e cila do të forconte personalitetin e saj. Ajo fillon sërish shkollën, Vedati fillon të mësojë një zanat. Familja nuk banon më në Winterthur.


Më shumë