Esktremi i djathtë forcë e tretë në Gjermani, “shpërthejnë” protestat në rrugë

Publikuar tek: bota, më 06:15 25-09-2017 Esktremi i djathtë forcë e tretë në Gjermani, “shpërthejnë” protestat në rrugë

Ende pa përfunduar procesi i numërimit në Gjermani, me mijëra persona kanë dalë në rrugët e qyteteve të ndryshme në shenjë revolte për rezultatin e zgjedhjeve, jo për të protestuar për fituesin, por kundër forcës së tretë në këto zgjedhje.

Nacionalistët e Alternativës për Gjermaninë, AfD, arritën një rezultat historik në zgjedhjet e sotme, duke siguruar sipas exit polleve 13.5 % të votave, çka e çon partinë e ekstremit të djathtë për të parën herë në Bundestag dhe si forcë të tretë në Parlamentin gjerman, shkruan tch.

Por qartazi futja e tyre në Parlament nuk është vullneti i shumicës gjermane, e nuk kanë qenë të paktë ata që i janë bashkuar marshimit të sotëm, duke mbajtur në duar edhe postara kundër nazizmit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ekstremi i djathtë 'AfD' bëhet partia e tretë më e madhe në Gjermani
“Ethe” lufte, paralajmëron ministri i Jashtëm: SHBA do të sulmojë Korenë e Veriut »
Article Logic
Execution time: 0.012310028076172
array(1) { ["section"]=> string(81) "esktremi-i-djathte-force-e-trete-ne-gjermani-shperthejne-protestat-ne-rruge-93530" }