Gazetari investigativ Artan Hoxha ka treguar tani në emisionin ‘Opinion’ se nofka e vendosur për Kelmend Balilin si ‘Eskobari i Ballkanit’ i duket e tepruar.
Për të do ishte më mirë të quhej ‘Magjistar’, siç e ka pagëzuar ambasadori i SHBA- së Lu.
‘Për mua ‘Eskobari i Ballkanit’ më duket e tepruar. Unë do të isha dakort me emrin që i ka vendosur ambasadori Lu, si ‘Magjistari’, pasi ai u zhduk dhe nuk u kap për 2 vjet e 8 muaj’, tha Hoxha.