Tirana
clear sky
5 ° C
5 °
5 °
81 %
1.5kmh
0 %
Pre
15 °
Sht
15 °
Die
12 °
Hën
12 °
Mar
10 °
E premte, 16 Prill, 2021
spot_img

Eskavatorët “pushtojnë” një nga plazhet më të bukur në Shqipëri, denoncimi i banorëve: Livadhi po rrezikon të shndërrohet në një gërmadhë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Banorët e Livadhit kanë denoncuar në Fiks Fare masakrën mjedisore që po i bëhet një nga plazheve më të bukur të Shqipërisë.

Një firmë, e cila ka fituar një tender plot 5 milionë euro, ka marrë pa leje rërë dhe inerte nga bregu i detit. Gjurmët janë të dukshme, pasi bregu i detit ka ndryshuar rrënjësisht. Eskavatorë dhe mjetë të tjera të rënda kanë shkuar në këtë bregdet dhe kanë filluar të hapin kanale dhe të zhvendosin qindra metër kub inerte. Investitori i këtij projekti është Fondi Shqiptar i Zhvillimit, i cili nuk ka asnjë dijeni për këto punime, pasi “ende nuk është dhënë leja nga KKT”.

Në redaksinë e emisionit investigativ u ankuan dhjetëra banorë të Livadhit, Himarë. Dhe, pamja e parë që hasi grupi i Fiksit ishin pikërisht eskavatorët e mëdhenj që kishin “pushtuar” një nga plazhet më të bukur të Shqipërisë. Këto mjete kishin marrë rërë dhe inerte nga deti dhe po i zhvendosnin qindra metra më larg. Ndërkohë, një mjet i tonazhit të rëndë kishte hapur një kanal të madh, duke e kthyer zonën në një gërmadhë.

Banorët i treguan gazetarëve të Fiks Fare se, disa javë më parë, një firmë ka shkuar në atë bregdet dhe ka filluar punimet. Pa vendosur më parë një tabele për projektin, pa asnjë konsultim me banorët dhe pa asnjë lajmërim. “Kanë ardhur dhe kanë marrë rërën dhe inertet që nxjerr deti dhe i kanë vendosur anës. Më pas, ky mjet ka hapur një kanal të madh” thonë ata, ndërsa rezulton se punime ka në të gjithë bregdetin e Livadhit. Banorët pohojnë se bregu dhe rëra është pronë e të gjithëve dhe nuk mund të merren dhe të ndërtohet diçka. “S’ka ardhur askush të konsultohet me ne. Erdhën direkt dhe filluan punë. Nuk e di si mund të punosh në këto kushte” pohojnë ata.

Këtë prag-zgjedhjesh, kemi hapur sondazhin për të parë se ku është mbështetja juaj ndaj partive dhe kandidatëve përkatës. Klikoni këtu për të votuar dhe për të aksesuar statistikat e deritanishme.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit