Policia e Vlorës ka reaguar në lidhje me mbetjet kockore që janë gjetur ditën e sotme në pyllin e Sodës.
Policia njofton se dyshohet se mbetjet kockore nuk janë të natyrës njerëzore. Mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për ekzaminime të mëtejshme.
Eshtrat u gjetën nga punonjësit, të cilët ishin duke hapur një rrugë afër në pyllin e Sodës.
Vlorë/Informacion paraprak
Në lidhje me një lajm të publikuar në media, për disa eshtra njeriu të gjetura në pyllin e Sodës, ju bëjmë me dije se:
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor. Paraprakisht nga veprimet e para, dyshohet se mbetjet kockore nuk janë të natyrës njerëzore.
Mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për ekzaminime të mëtejshme.