Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
34 %
6.7kmh
0 %
Hën
17 °
Mar
20 °
Mër
20 °
Enj
21 °
Pre
21 °
E hënë, 25 Tetor, 2021
spot_img

‘Është vetëm flamë, po ia hedh’, miku i ngushtë i Kujtim Prodanit publikon mesazhet e fundit me muzikantin (FOTO)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

26c4d78b976a7a0950dc09eb08ab22da

Miku i muzikantit Kujtim Prodani, Vasil Sofokli Tole ka publikuar mesazhet e fundit me të, teksa ai ishte në spital.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, tregohen mesazhet ku Prodani i kishte thënë se ëhstë vetëm një flamë dhe do e kalojë së shpejti.

Fatkeqësisht Kujtim Prodani u nda nga jeta ditën e sotme në moshën 57-vjeçare pas infektimit me koronavirus.

Postimi i plotë:

Lajm i hidhur farmak, largimi i parakohshëm i Kujtim Prodanit, djalit artist të prindërve artistë, të mëdhenjve të muzikës sonë Agim Prodani dhe Anita Take.

Ishim kolegë e miq të mirë prej viteve studentore, ish studentë të kompozicionit në klasën e profesorit Kozma Lara. Në muzikën që shkroi e interpretoi vijoi traditën e Prodanëve në muzikë, duke e pasuruar atë me tingujt e shpirtit të tij të bardhë, të sinqertë e të qeshur.

Ishte optimist, deri në fund, si një akord mazhor! Iku në ditën e bardhë të Ujit të Bekuar!

Komunikimin e fundit me të e pata më 31 dhjetor, një fragment të të cilit po e vendos më poshtë!

Ngushellime vellait te tij, te afermve, miqve dhe komunitetit te muzikes per kete humbje pa kthim.

Lamtumirë artist!

mesazhi_1.jpg

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img