Tirana
broken clouds
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
67 %
1.5kmh
75 %
Enj
12 °
Pre
14 °
Sht
15 °
Die
12 °
Hën
15 °
E enjte, 1 Dhjetor, 2022

“Është torturuese”, çifti gjerman hedh në gjyq fqinjin: Gjeli i tij këndon 200 herë në ditë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një çift i moshuar gjerman kanë çuar në gjyq pronarin e një gjeli. Sipas tyre gjeli këndon 200 herë në ditë dhe kjo është një torturë.

Friedrich-Wilhelm K., 76 vjeç, dhe gruaja e tij Jutta, thonë se gjeli Magd (emri gjelit) fillon të këndojë nga ora 8 e mëngjesit dhe nuk e mbyll “gojën” gjithë ditën.

Dyshja duan që gjeli të hiqet nga shtëpia e fqinjit të tyre, madje ata e kanë incizuar teksa këndon gjatë gjithë fitës për të vërtetuar kështu akuzat e tyre, shkruan“metro.co.uk”.

“Ne nuk mund të përdorim kopshtin dhe nuk mund të hapim asnjë dritare. Gjeli fillon këndon në orën 8 të mëngjesit dhe vazhdon pa pushim për 100 deri në 200 herë gjatë ditës. Është e padurueshme. Është e vështirë të flasësh për torturat, por kështu është”, thonë ata.

Çifti thanë se një fqinj i tytr u largua dy vjet më parë për shkak të këndimit të padurueshëm të gjelit.

Pronari i gjelit është shprehur se është i nevojshëm gjeli për të ruajtur rendin midis pulave të tij.

Më shumë




spot_img








spot_img