Hapësire reklamuese

Politikë

“Është si vera”, Meta flet për takimin me Berishën: E ka derën e hapur 24 orë në shtëpinë time

Shkruar nga Newsbomb
“Është si vera”, Meta flet për takimin me

Presidenti i vendit Ilir Meta ka folur mbrëmjen e sotme për takimin me ish-kryeministrin Sali Berisha. Kreu i Shtetit tha në një intervistë në “Faxweb” se është takuar para dy tre ditësh me Berishën, duke thënë se lideri historik e ka derën e hapur si në Presidencë, po ashtu edhe në shtëpinë e tij.

Sipas Metës Berisha ka meritën e tij pasi ka sjellë primaret, të cilat duhet t’i bëjnë të gjitha partitë e tjera.

Pyetje: U çmallët me Sali Berishën?

Meta: Duhet të ndajmë dy gjëra: tjetër takimi dhe tjetër negociatat. U takuam me Berishën para 2-3 ditësh. E kam kërkuar që në Nëntor, por ai ka patur probleme familjare. Me berishën takohem çdo sekondë, kjo karrige është në shërbim të shtetit. Zotëria e ka derën hapur këtu dhe në shtëpinë timë 24 orë. Unë për të mirën e vendit bashkëpunoj me çdo njeri. E kam thënë se ai është si vera, sa vjen dhe bëhet më demokrat.Primaret tani po i sjell. Unë e kam pasur bindje dhe më para se vendi nuk i lihet elitave, sepse mund të korruptohen dhe shantazhohen lehtë. Ne kemi parë sesi bëhen pengë të faktorëve të ndryshëm.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.