Hapësire reklamuese

Aktualitet

"Është shpifës ordiner", Alfred Peza i përgjigjet akuzave të Adriatik Llallës: Nuk e kisha menduar kurrë se do vinte edhe kjo ditë!

Shkruar nga Newsbomb
"Është shpifës ordiner", Alfred Peza i përgjigjet

Analisti Alfred Peza i përgjigjet akuzave të ish-kryeprokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla. Ky i fundit e quajti Pezën “një shpifës ordiner” dhe e akuzoi se DASH e ka shpallur “non grata” pas shkrimit të tij për ish-kryeprokurorin.

“Ai momenti kur zgjohesh me komplimenta te nje tjeter niveli nga Adriatik Llalla. Faleminderit shume! Nuk e kisha menduar kurrë se do vinte edhe kjo dite!”, shkruan analisti Alfred Peza, duke ndarë dhe vetë artikullin me deklaratën e Adriatik Llallës.

“Emrin e tij nuk dua të përmend e as të dëgjoj. Bëhet fjalë për një shpifës ordiner i cili gjatë gjithë këtyre viteve është marrë personalisht me mua dhe familjen time, duke shpifur, aluduar histori nga më të paimagjinueshmet”, tha Llalla dje në mbrëmje për analistin dhe sekretarin në PS.

Lexo edhe: Adriatik Llalla sulmon Alfred Pezën: Shpifës ordiner që është marrë me familjen time

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll