Tirana
broken clouds
24 ° C
24 °
24 °
41 %
3.1kmh
75 %
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
23 °
Enj
18 °
Pre
19 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

“Është sekret hetimor”, Prokurori i Elbasanit nuk zbulon kush qëlloi i pari; Ardi Veliu: Vetëm Policia e Shtetit është përgjegjëse për kontroll

spot_img

Lajme të ngjashëm

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka thënë në një deklaratë për mediat se subjektet politike nuk janë të detyruara që të krijojnë struktura paralele për ruajtjen e votës.

Duke iu referuar situatës në Elbasan ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani, ai tha se vetëm Policia e Shtetit është përgjegjëse për kontrollin dhe ruajtjen e sigurisë.

“Në zbatim të ligjit shqiptar i vetmi institucion ligj zbatues që është përgjegjës për kontrollin dhe ruajtjen e sigurisë është Policia e Shtetit.  

Nuk është përcaktuar në asnjë nen që subjektet politike kanë detyrimin që të krijojnë struktura paralele për ruajtjen e votës.

Në vlerësim të situatës kemi përgatitur të gjitha planet e nevojshme, kemi të gjitha kapacitete e nevojshme për të përballuar situatën.  Policia e shtetit ka të gjitha kapacitete për të siguruar mbarëvajtjen e procesit. Në qytetin e Elbasanit dje në orën 1 e 24 minuta në drejtorinë e policisë ka ardhur një njoftimit duke ngritur shqetësimin për veprimin që ishin duke u kryer nga këto persona dhe që ishin të armatosur”,- tha Ardi Veliu.

Nga ana tjetër prokurori nuk ka treguar se kush ishte ai që qëlloi i pari, pavarësisht se u pyet disa herë nga gazetarët. Sipas tij, ky informacion është një sekret hetimor.

“Çështja nën hetim dhe dinamika e hetimit është shumë e ndërlikuar. Ka edhe telefona që mund të ketë shumë të dhëna në lidhje me dinamikën e ngjarjes. Është hetimi që do të sqarojë më vonë të gjithë dinamikën e ngjarjes. Se kush ka qëlluar i pari do ta tregojë hetimi. Tani është një sekret hetimor”,- tha Prokurori.

VIDEO – Deklarata e Policisë

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img