Tirana
broken clouds
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
100 %
2.1kmh
75 %
Mër
16 °
Enj
17 °
Pre
17 °
Sht
16 °
Die
17 °
E mërkurë, 7 Dhjetor, 2022

“Është qesharake të mendosh se Osmani është zgjedhur nga populli”, ish-zv.kryeministri i Serbisë: U vendos presidente nga ndërkombëtarët për të ekuilibruar Kurtin

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-zëvendëskryeministri i Serbisë Nebojsha Çoviç ka thënë se Vjosa Osmani është zgjedhur president e Kosovës nga ambasadorët e huaj.

Sipas tij kjo zgjedhje e ndërkombëtarëve është bërë me shpresën që Vjosa Osmani si presidente do të ekuilibronte natyrën “radikale dhe anarkiste” të kryeministrit Albin Kurti.

“Është qesharake të pretendosh se Vjosa Osmani u zgjodh nga populli. Ajo me të vërtetë mori 300 mijë vota, por vetëm sepse Albin Kurti nuk ishte bartës i listës së Vetëvendosjes, për shkak të vendimit të të Gjykatës Kushtetuese. Shumica e votave të Osmanit janë vota indirekte për Albin Kurtin”, ka thënë Çoviç.

Çoviç shton se Osmani tashmë është duke bërë përpjekje që të ndërtojë besueshmërinë e saj me publikun, duke bërë deklarata të ashpra kundrejt Serbisë

Më shumë




spot_img








spot_img