Tirana
overcast clouds
6.5 ° C
6.5 °
6.5 °
93 %
1kmh
100 %
Die
10 °
Hën
12 °
Mar
13 °
Mër
14 °
Enj
8 °
E diel, 27 Nëntor, 2022

“Është njësoj si të bombardojë dikush”, Rama për gazetën amerikane: Ja pse nuk kërkuam nga NATO të përdorin Nenin 5

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ka folur për gazetën amerikane “Politico” në lidhje me sulmin kibernetik të Shqipërisë, e cila u sulmua pak kohë më parë nga Irani.

Rama ka treguar se përse vendosi që si shtet anëtar i NATO të mos përdorë Nenin 5, që e trajton një sulm kundër një shteti anëtar si një “sulm kundër të gjithëve”, dhe që kërkon mbrojtje kolektive.

Kreu i qeverisë është shprehur se ka vendosur që Shqipëria të mos e ndërmarrë atë veprim, edhe pse e ka konsideruar si një “bombardim” veprimin e Iranit.

“Shqipëria vendosi të mos e ndërmerrte atë veprim. Kam shumë respekt për miqtë dhe aleatët tanë për t’u thënë atyre se çfarë duhet të bëjnë. Ne jemi gjithmonë shumë të kujdesshëm që të jemi shumë të përulur në vlerësimet tona” tha Rama.

“Është njësoj si të bombardosh një vend, por do ishte e tepërt për ne të mendojmë dhe të arrijmë në vendimin se duhet t’i kërkojmë NATO-s të përdorë Nenin Pesë,” tha kryeministri ndër të tjera.

Në lidhje me nenin pesë të NATO foli edhe Jim Lewis, drejtor i Programit të Teknologjive Strategjike në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.

Ai tha se sulmet kibernetike iraniane shkaktuan përçarje të gjerë, por nuk çuan në ndonjë vdekje ose shkatërrim të përhershëm të sistemeve dhe kjo ka bërë që të mos merret vendimi për Nenin pesë.

“Nëse sulmi do të kishte qenë më i dëmshëm, ata mund të kishin marrë një mbështetje. Askush nuk u lëndua, kështu që është e vështirë të thuhet se duhet neni pesë” tha Lewis.

Më shumë




spot_img






spot_img